☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,817 ▲0.31%
DOW 47,944 ▲0.43%
NASDAQ 22,808 ▲0.49%
NAFTA 85.06 ▼10.25%
ARI 5,235 ▲2.57%
S&P 500 6,817 ▲0.31 % DOW 47,944 ▲0.43 % NASDAQ 22,808 ▲0.49 % NAFTA 85.06 ▼10.25 % ARI 5,235 ▲2.57 % S&P 500 6,817 ▲0.31 % DOW 47,944 ▲0.43 % NASDAQ 22,808 ▲0.49 % NAFTA 85.06 ▼10.25 % ARI 5,235 ▲2.57 %
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Kryeministrja e Serbisë reagon mbi tërheqjen e personelit nga ambasada në Shkup

Brnabiç tha se për tërheqjen e nëpunësve të ambasadës së Serbisë nga Maqedonia ka biseduar me ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç dhe janë duke u konsultuar me presidentin Aleksandar Vuçiç.

Në Serbi janë mbajtur takime të nivelit më të lartë për shkak të tërheqjes së personelit në ambasadën e Serbisë në Maqedoni, ndërsa kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, theksoi se mbi këtë çështje do të prononcohet Ministria e Punëve të Jashtme, sepse “nuk bëhet fjalë për gjëra të vogla”.

Brnabiç tha se për tërheqjen e nëpunësve të ambasadës së Serbisë nga Maqedonia ka biseduar me ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç dhe janë duke u konsultuar me presidentin Aleksandar Vuçiç.

“Po punojmë mbi këtë. Ju lutem që të prisni njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme që do ta shpalosim në mesditë. Po punojmë së bashku në këtë. Nuk bëhet fjalë gjëra të vogla”, tha Brnabiç para gazetarëve në Qeverinë e Serbisë.

Dje nga Maqedonia është tërhequr ambasadorja e Serbisë dhe nëpunësit e ambasadës në Shkup. Arsyeja ende nuk dihet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.