☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 25 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 94.88 ▼1.01%
ARI 4,725 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013 EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013
₿ CRYPTO
BTC $77,590 ▼ -0.06% ETH $2,317 ▲ +0.6% XRP $1.4343 ▲ +0.36% SOL $86.3800 ▲ +1.1%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.88 ▼1.01 % ARI 4,725 ▲0.03 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.88 ▼1.01 % ARI 4,725 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013 EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013
25 Apr 2026
Breaking
Sporti

Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

Më 26 mars në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë, Polonia do të presë Shqipërinë për ndeshjen e play-off që vendos për ekipin që do të kalojë në finalen e play-off, për një biletë në Grupet e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohen këtë verë nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Ky takim është një sfidë shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi fituesi do të ketë mundësinë të garojë për më tej, me qëllimin që të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026.

Federata polake ka nisur shpërndarjen e biletave për ndeshjen dhe interesimi i tifozëve vendas është jashtëzakonisht i madh. Për shkak të këtij interesi dhe sipas rregullores të UEFA-s, presidenti i federatës polake, Cezari Kuleza, ka vendosur të refuzojë kërkesën e palës shqiptare për të pasur më shumë se 5% të kapacitetit të stadiumit. Kjo do të thotë se tifozët kuqezinj do të kenë në dispozicion vetëm 3000 bileta, pavarësisht përpjekjeve të ambasadores së Shqipërisë në Poloni, Mimoza Halimi, që të takohet me drejtuesit e federatës për të rritur këtë numër në 5000.

FSHF ka siguruar gjithashtu afro 100 bileta të tjera në tribunën VIP për sponsorët dhe zyrtarët e saj, duke bërë që pjesëmarrja e tifozëve shqiptarë të mbetet e limituar. “PGE Narodowy” ka një kapacitet prej 58,580 ulësesh dhe pritet të jetë i mbushur e atmosfera pritet të jetë gjithashtu emocionuese.

Fituesi i kësaj përballjeje do të ndeshet më pas me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi, për një vend në Grupin F të Kupës së Botës 2026. Kjo do të jetë një mundësi historike për Shqipërinë, ndërsa Polonia synon të përfitojë nga mbështetja e fuqishme e tifozëve vendas. Ndeshja pritet të jetë e tensionuar, me emocione të forta dhe taktikë të kujdesshme nga të dyja skuadrat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.