Kosova

Kthehet me sinjale të qarta nga Amerika

kthehet-me-sinjale-t-euml-qarta-nga-amerika_hdMbështetja që presidentja Atifete Jahjaga ka marrë gjatë vizitës në SHBA për tejkalimin e ngërçit politik, mund të sjellë efekte pozitive në gjetjen e një zgjidhjeje në mes partive politike dhe zhbllokimin e situatës politike në vend.

Së fundmi Jahjaga është takuar edhe me ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit të Evropës dhe Azisë, Victoria Nuland, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe procesin nëpër të cilin po kalon vendi.

Sipas analistëve, Departamenti i Shtetit Amerikan dëshiron që përmes presidentes Jahjaga të krijojë një procedurë, nëpërmjet së cilës ta gjejë një rrugë për daljen nga kriza politike që ka kapluar vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button