Kosova

“Kufiri”, Thaçi: Nuk duhet të humbim mundësinë për marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova nuk duhet të humbasë mundësinë për “marrëveshje paqësore me Serbinë” përmes korrigjimit të kufijve, në një opinion të publikuar sot në mediumin ndërkombëtar “Euractiv”.
Në këtë opinion, Thaçi shkruan për rëndësinë, që sipas tij, ka për Kosovën arritja e një marrëveshje me Serbinë në mënyrë që të arrihen objektivat e kahmotshme të shtetit: Anëtarësimi në OKB, në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Mirëpo, për të arritur një marrëveshje, Thaçi konsideron se dy palët duhet të arrijnë një kompromis.

“Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse palët arrijnë një kompromis. Ju mund të thoni sërish se Kosova tashmë i ka bërë të gjitha kompromiset më të dhimbshme të mundshme. Pajtohem sërish me juve. Por realiteti është më kokëfortë sesa argumentet tona. Njohja nga Serbia është pengesa kryesore në rrugëtimin tonë euro-atlantik. Dikush mund të thotë se Serbia duhet ta njohë Kosovën pa kushte dhe brenda kufijve të saj ekzistues. Edhe unë e dua të njëjtën gjë. Por a mendoni se ne mund ta bindim Serbinë për ta bërë një gjë të tillë brenda një kohe të shkurtë? Fatkeqësisht jo”, u shpreh Thaçi.

Thaçi po ashtu thotë se as aleatët ndërkombëtar të Kosovës si SHBA-të, Gjermania, Britania e Madhe e Italia nuk kanë arritur ta bindin Serbinë për ta njohur Kosovën.

Duke u mbështetur në argumentet e larpërmendura, presidenti i Kosovës shpreh nevojën dhe urgjencën e arritjes së një marrëveshjeje paqësore me Sebrinë. Thotë se mundësia më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje është korigjimi i kufijve, në një pako që do të përfshinte edhe bashkimin e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës me Kosovën.

Thaçi thotë se korigjimi i kufijve “në mënyrë paqësore me Serbinë” është një mundësi për njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nuk duhet humbur.

“Kam argumentuar se marrëveshja eventuale për korrigjimin paqësor të kufirit me Serbinë siguron njohjen e Kosovës nga Serbia, si dhe bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me vendin tonë”, shprehet Thaçi. “Kam pritur argumente racionale kundër, por gjithçka që kam dëgjuar deri më sot është vetëm zhurma dhe në rastet më të këqija, urrejtja. Kosova është vend shumë i vogël për të prodhuar kaq shumë urrejtje, që e ndan shoqërinë tonë.”.

Thaçi ka thënë se korrigjimi i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, do të bëhej vetëm “si dy shtete të pavarura, të cilat do ta njihnin njëra-tjetrin si shtete sovrane”, teksa ka saktësuar se korrigjimi i kufijve parasheh “demarkimin e vijës kufitare prej 430 kilometrash”.

Related Articles

Nje koment

  1. I nderuar Zoti Thaçi,

    njohja e Kosovës nga Serbia nuk është asnjë pengesë në rrugën tonë euro/atlantike. E kundërta eshte e vërteta. Nëse Serbia nuk do ta njohi Shtetin e pavarur e sovran të Kosovës [është ne të mirën e tyre ta bëjnë këtë sa më parë] do ti hapi pengesa të panevojshme rrugës së tyre euro/atlantike.

    Mesa kam kuptuar unë nga këto gjëagjëzat në mediat e ndryshme [qofsha i gabuar], Serbia po tenton të ndërroje Luginën e Presheves me Pavarësine e Kosovës duke e rikthyer kështu Kosoven në statusin e një krahine në territorin e brëndshem shtetëror te saj. [ Nuk e kuptoj se si kanë ardhur ata në këto Ide fantastike.]

    Sidoqoftë ju do të mbeteni të habitur se si do të vrapojnë ata në rrugën e tyre euro/atlantike kur Shqipëria të jetë duke realizuar Ëndrën e saj: Bashkimin me familien e saj Europiane.
    Dhe kjo nuk është më aq larg sa e pandeh ndonjë _viç.

    Take it easy Bro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button