☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.16 ▲4.04%
ARI 4,716 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,851 ▼ -1.59% ETH $2,074 ▼ -1.09% XRP $1.3145 ▼ -1.93% SOL $79.2500 ▼ -4.6%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kufizimi i orarit në ish-Bllok/ Bizneset kundër propozimit të komitetit teknik të ekspertëve

Komiteti Teknik i Ekspertëve, një ditë më parë doli me një deklaratë, ku u shpreh se po vlerësohet mbyllja e bareve dhe kafeneve pas orës 10 të mbrëmjes, në zonën e ish bllokut në Tiranë, pasi sipas ekspertëve të shëndetësisë, konsiderohet si vatër e një rreziku të madh për përhapjen e Covid19, për shkak të grumbullimeve gjatë orëve të natës.
Ne biseduam me kreun e Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, i cili thotë se nuk janë dakord me mbylljen, por që nëse ndodh të shoqërohet me ndihmë financiare nga qeveria.

“Ishte e pritshme kjo që ndodhi pasi ne kemi qenë në unison me Italinë. Por ndërkohë që Italia vuri masat por dha edhe një ndihmë, me një dekret që doli ditën e hënë. Këtë po i kërkojmë qeverisë, që të vendos masa, por ta dimë edhe neve ça do na presë, jo ne vendosim masa dhe pastaj nuk marrim asnjë ndihmë tjetër nga shteti”.

Por cili është impakti që ka kjo mbyllje ne oren 22.00 për baret dhe kafenetë në zonën e Bllokut?

“Nëse ti më vë një kufizim deri në orën 10, teknikisht klienti do të largohet që në orën 8. Tashmë impakti social është që ne do kalojmë të punojmë me një turn dhe jo me dy turne dhe teknikisht do të na duhet të heqim gjysmën e stafit, nga puna”.

Jahaj, shprehet se deri tani nuk ka pasur vatra të koronavirusit në lokalet në Bllok, por megjithatë, jo gjithmonë janë respektuar protokollet e sigurisë.

“Ne jemi përpjekur në maksimum, por jo detyrimisht klientët tanë janë përpjekur gjithë kohës dhe jo detyrimisht i kanë respektuar rregullat. Thënë kjo, do të thoja që neve të gjithë duhet të kuptojmë që rregullat e distancimit social dhe fizik, janë personale. Nëse të gjithë bëjnë të vetën, nuk ndodh asgjë”.

Megjithatë, nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve, nuk ka ende një vendim zyrtar, pasi është ende në kuadër propozimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.