Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, gjatë një prononcimi në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, deklaroi se mbajtja në paraburgim e ish presidentit nuk ka asnjë kuptim, pasi ai nuk paraqet asnjë lloj rreziku.
Cakrani foli edhe për çështjen që tashmë ka kaluar në gjykim, duke deklaruar se ndaj Metës nuk ka asnjë provë që e implikon.
Biseda në studio:
Kujtim Cakrani: Pas 7 muajsh seancë paraprake dhe dhjetëra seanca gjyqësore, më në fund iu dha fund hetimit gjyqësor.
Ne nuk kemi gjë me prokurorinë, betejën e kemi me gjykatën, pasi prokuroria edhe mund të çmendet. Zonja Gjoka, ka relatuar të gjitha provat tona, i ka prauar kërkesat tona, ka pranuar që hetimet nuk janë të plota, duhen pyetur dëshmitarë, por nuk ka vendosur ta kthejë çështjen për rihetim, të caktojë detyrat përkatëse, por ka thënë, mund ti kërkoni këto në themel. Gjyqtarja e seancës paraprake, që filtron procesin hetimor, kontrollon nëse dosja është e plotë ose jo, ka vendosur ta kalojë në gjykim. Meta vetë ka qenë që të kalojë në gjykim sa më shpejt sepse do të përballet. Por ne si avokatë kemi kërkuar pse të qëndrojë presidenti në paraburgim, kur nuk mund të prishë provat, nuk ka rrezikshmëri për largim, e me rradhë. Kemi folur në çdo seancë dhe do vazhdoj të flas. Sot kam bërë kërkesën për zëvendësim mase. Pse të qëndrojë Meta në paraburgim? Kjo është drejtësi bolshevike. Masat e sigurimit po kthehen në inkuizicion. Ne nuk jemi kundër hetimit, dënimit, procedurave, por jemi kundër mënyrës represive që përdoret nga gjykata, për të mbajtur zotin Meta në paraburgim.
Klodiana Lala: Përse u tërhoqët nga dy kërkesat e fundit për zëvendësim mase sigurie?
Kujtim Cakrani: Ne kishim bërë një kërkesë në GJL dhe prisnim të shqyrtohej kjo kërkesë, prandaj hoqëm dorë nga kërkesa e dytë, pasi koiçidoi që do të shqyrtohej kërkesa në gjykatën e shkallës së parë. Kjo ka qenë arsyeja. Duke parë që çështja kaloi në gjykim, nuk ka asnjë mundësi për të prishur prova, kemi paraqitur prova.
Klodiana Lala: Ju thatë që prokuroria nuk ka kryer një mori hetimesh. A mund të na thuash konkretisht, pasi folët për dëshmitarë brenda dhe jashtë vendit. Cilët janë këta?
Kujtim Cakrani: Zoti Meta ka tre episode, CEZ-DIA, ligjin e minierave hde lobimin. Në CEZ-DIA nuk janë pyetur dëshmitarët kyc, Rebeka Gaskin, një amerikane me lidhje të fuqishme me CEZ dhe nuk janë pyetur eksponentë të CEZ. Kemi kërkuër pushimin eçcështjes pasi nuk ka fakt penal. Kemi kërkuar për ligjin e minierave, pasi është inicuar nga PS, nga Esmeralda Shkjau, Namik Kopliku, Eduard Shalsi dhe është mbrojtur në Kuvend nga Edi Rama. Kemi kërkuar të pyeten të gjithë personazhet, që nga kryeministri. Kjo është kërkesë krejt normale procedurale. Nëse mendon se te ai ligj ka ndikuar Meta apo Kryemadhi, duhet të pyesësh deputetët që e kanë votuar.
Klodiana Lala: A ka dëshmuar Kastriot Ismailaj ndaj Metës? A e ka implikuar zotin Meta?
Kujtim Cakrani: Zoti Dumani ka shkuar katër herë te burgu i Fierit dhe i ka ofruar mundësi Ismailaj të lirohet. Zoti Kastriot Ismailaj, ka thënë, e njoh zotin Meta, kam miqësi që herët por nuk kam ndikuar aspak për çështjen CEZ-DIA, e kam lidhur kontratën pa dijeninë e zotit Meta. Edhe zoti Mataj, ka thënë nuk kam parë që të ketë patur korrupsion. Janë në dëshmi aty në 70 mijë faqe. Nuk ka asnjë dëshmi, që të implikojë zotin Meta.
Klodiana Lala: A flitet në dosjen hetimore për një shumë 300 mijë euro?
Kujtim Cakrani: Zoti Mataj është vetë përfitues.
Klodiana Lala: Flas për një nënkontraktor tjetër.
Kujtim Cakrani: Nuk është e identifikuar



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.