Kronika
Kultivimi i kanabisit, asgjesohen mbi 2600 rrënjë nga Shkodra në Vlorë
Policia në Përmet ka asgjesuar në orët e fundit rreth 860 rrënjë kanabis, të kultivuara në një nga rrethinat e qytetit.
Sipas burimeve të policisë lokale, bimët narkotike janë gjetur në fshatin Kreshovë, në vendin e njohur si Pylli i Kreshovës.
Ndërkohë, shtojnë burimet, uniformat blu po kryejnë kërkime për gjetjen dhe arrestimin e kultivuesve të bimës narkotike.
Ndërkohë, policia e Vlorës ka asgjesuar 455 rrënjë të gjetura në fshatin Kuç dhe rreth 400 të tjera në fshatin Tagjasë-Orikum. Edhe në këtë rast, agjentët po punojnë për identifikimin e kultivuesve.
Ndërsa në Shkodër janë asgjesuar në parcela të ndryshme 945 bimë dhe janë arrestuar dy posedues, njëri prej të cilëve në flagrancë duke ujitur parcelën e tij.