🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.97 ▼1.15%
ARI 4,799 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,136 ▼ -0.12% ETH $2,141 ▲ +2.08% XRP $1.3489 ▲ +0.95% SOL $81.1700 ▼ -1.97%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,799 ▼0.29 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,799 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

“Kur Reeker më takoi në seli, kërkoi përjashtimin e Berishës dhe s’pranonte negociatë”/ Zbardhet fjala e Lulzim Bashës me dyer të mbyllura

Vendimi personal i kryedemokratit Basha për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, ka shkaktuar debate të forta në mbledhjen e parë të grupit të PD, 12 orë para mbledhjes së parë të Parlamentit.

Gazeta “Panorama.al” ka zbardhur debatin e plotë të mbledhjes përmes burimeve të besueshme në sallë. Në fillim ka qenë kryetari i PD-së, Basha, i cili ka sqaruar vendimmarrjen. Ai tha se dje ishte afati limit që i ishte vendosur nga SHBA për të marrë një vendim.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së mësohet se është shprehur se për çështjen Berisha ka edhe shumë detaje të tjera, me të cilat ai është njohur, por që nuk kishte ndërmend t’i bënte publike dhe referuar këtyre të dhënave, ai tha se ishte vendimi më i mirë për vetë Berishën dhe familjen e tij.

Lulzim Basha: Vendimi ndaj Berishës ka qenë vendimi më i vështirë për mua. Ju e dini shumë mirë marrëdhënien time ndër vite me Berishën. Kemi bërë disa arritje bashkë. Vendimi është marrë vetëm në të mirë të Partisë Demokratike. Unë nuk doja që të përçaja Partinë Demokratike, ndaj mora një vendim personal. Në këto dy muaj e gjysmë unë kam shfrytëzuar çdo resurs që kam në SHBA, bashkë me doktor Berishën, por nuk e zgjidhëm dot problemin. Po ju them diçka që kam Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun dëshmitarë. Kur ka ardhur Philip Reeker që më ka takuar në seli, ka ardhur vetëm me kërkesën për të përjashtuar Berishën dhe nuk pranonte asnjë negociatë.

Na është bërë i qartë vendimi i DASH për këtë. Ka më shumë detaje që nuk janë bërë publike për këtë çështje, por që nuk kam ndërmend t’i ndaj me askënd, por ky është vendimi më i duhur për Berishën dhe familjen e tij. Sot ishte afati i fundit, kur PD duhet të shprehej. Ky vendim ishte si në interesin e PD, edhe të Sali Berishës. Meqë ia premtova Sali Berishës, dua t’ju komunikoj se ky vendim nuk është i dakordësuar me të, pavarësisht përpjekjes sime për të arritur një dakordësi. Nëse nuk do ta merrja këtë vendim, nuk do të kishim asnjë interlokutor dhe nuk do të kishim ku kërkonim transparencë.

 

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.