Opinion
Kur Shteti heshti dhe grabitësit folën

Shqiptarėt nė shekuj e kanė ditur mirė pronėsinė e tokės. Kurrė nuk e kanė zaptuar tokėn e tjetrit ose dhe atė tė shtetit. Pėr tė parėn kriste pushka, pėr tė dytėn i viheshin edhe prangat. Edhe gjatė gjysmė shekulli tė diktaturės komuniste askush nuk guxonte tė ndėrtonte nė tokėn e shtetit. Kishte pėr ta pritur burgu. Raste tė rralla ka pasur edhe atėherė, sidomos brenda familjeve kur ndaheshin. Ky lloj zaptimi kurrė nuk ka qenė kaq masiv me shtrirje nga Jugu nė Veri. Si ndodhi ky ndryshim kaq drastik nė mendjet tona pėr tė zaptuar troje qė nuk na pėrkasin kur ligji nuk e lejon kėtė ”trimėri”, kur ligji tė dėnon?
Ky krim social me pėrmasa kaq tė mėdha zanafillėn e ka sapo shembėm diktaturėn dhe, si nė pėrrallat e njėmijenjė netėve, u ndodhėm nė demokraci. Kujtuam se sistemi i ri qė na siguroi lirinė e lėvizjes, tė fjalės, tė drejtėn pėr tė qenė pronarė, na lejon tė veprojmė si tė duam dhe tė bėjmė ēfarė tė duam, duke mos pėrfillur LIGJIN. Filloi tė shkelej ligji hapur nė dogana, nėpėr zyrat e shtetit nga pronarėt si dhe biznesmenėt. Hapat e para tė kėtij pėrdhunimi tė drejtėsisė nisėn qė me qeverinė e Fatos Nanos. Ato u shumėfishuan sidomos nė kohėn e tetė viteve tė qeverisjes sė PD-sė me President dhe kryeministėr Sali Berishėn. Vazhduan, ndonėse mė pak, edhe gjatė qeverisjes sė Edi Ramės. Po kujtoj vetėm pak raste kur populli nėpėrkėmbte ,ligjin dhe shteti mbyllte sytė. Filloi me zaptimin e tokave tė Bathores , kthimin e Parkut Rinia dhe Lanės nė ”oaz” kioskash si dhe u bekuan lazaratasit pėr ta shndėrruar fshatin e tyre nė punishte kanabisi…Ka dhe njė mori rastesh tė tjera, po edhe kėto mjaftojnė. Mirė populli gaboi duke menduar se nė ”dhimokraci” mund tė bėsh ē’tė duash, po qeveria, nėpunėsit e saj dhe policia pse rrinin duarkryq kur grabitja e tokės e privatit ose e shtetit bėhej nė mes tė ditės, kur po mbillej Shqipėria me kanabis, kur nėpunėsit, pėrfshi dhe mjekėt, i shikonin qytetarėt hallexhinj se sa para po nxirrnin nga xhepat?! Pėrgjigja ėshtė fare e thjeshtė. Nėpunėsit e shtetit merrnin para nėn dorė, qė populli e quante gjobė. Jo vetėm nėpunėsit e gjendjes civile, po gjoba mė e madhe u paguhej drejtorėve, nėnkryetarėve dhe kryetarėve tė bashkive. Unė vetė kisha njė problem pronėsie. Iu drejtova pėr ndihmė njė nėnkryetari tė njė bashkie tė madhe (qė e kisha mik) tė mė ndihmonte. Pėrgjigja e tij:” Mirė ty, Petro do tė kthehet prona sipas ligjit, po unė ēdo tė pėrfitoj nga kjo punė?” Njė rast tjetėr. Njė familjeje, sipas ligjit, do t’i ktheheshin pronat diku nė zonėn midis Tiranės dhe Durrėsit. Njė dhėndėr i asaj familje njihte kryeministrin. I kėrkoi t’i ndihmonte. I premtoi t’i jepnin 30 pėr qind tė sipėrfaqes. Kryeministri i babėzitur nuk u kėnaq me aq. Donte 50 pėr qind tė atyre trojeve?! Pra, me qė ishim nė demokraci nėpunėsit e vegjėl gjer tek tė mėdhenjtė rendėn pas parasė, duke shkelur ligjin, si qentė pas gjahut. Kjo ishte arsyeja qė Shqipėria u quajt nga bota Perėndimore: SHTET I KORRUPTUAR. Kush nuk pėrfitonte nga rasti qė i jepej, quhej i mefshėt ose edhe budalla. Nėpėr dyqane tė rrallė janė pronarėt qė tė japin faturė. Pse? Duan t’i fshehin shtetit fitimet qė tė paguajnė mė pak taksė. Nė fakt, edhe kjo ėshtė direkt vjedhje. E bėjnė kėtė tė prirur nga mendimi se ”shteti ka. Ne pak gjė po pėrfitojmė. Qeveritarėt ata po janė duke u pasuruar si shumė… Me qė vjedhin tė mėdhenjtė miliona e miliarda, tė pėrfitojmė edhe ne njė majė luge.” Shembull klasik i zhvatjes sė tė mėdhenjve ėshtė rasti i Berishės. Pėr padinė nė Gjykatėn e Londrės pagoi avokatin mbi 400000 Euro. Po ashtu pėr t’iu hequr NON GRATA nė SHBA janė paguar mbi 6 milionė dollarė?! Nga i gjeti ajo familje ato shuma marramendėse?! Doemos ka vjedhur, ka shkelur ligjin. Nuk ėshtė vetėm Berisha. Ėshtė edhe Meta. Janė edhe njė tufė kuadro tė
zotit Rama qė janė burgosur dhe dėnuar. Ish zėvendėskryeministri i tij Arban Ahmetaj dhe numri dy i PS-sė, Erion Veliaj akuzohen pėr vjedhje. Nė ēdo krah qė tė kthehesh shikon veēse njerėz qė kanė shkelur ligjin me tė dy kėmbėt. Pikėrisht ata qė duhet tė ishin barrierė e fuqishme nė mbrojtje tė ligjit janė shkelėsit mė tė mėdhenj tė tij. A duhej tė vazhdonte kėshtu?! A duhej qė qeveria qė ĖSHTĖ PĖRGJEGJĖSE PĖR KĖTĖ SITUATĖ tė vazhdonte tė bėnte spektatorin pėr tė mos ndėshkuar hajdutėt, uzurpuesit e trojeve, ata qė ndėrtojnė pa leje si dhe nėpunėsit, qofshin civilė ose ushtarakė, qė kanė mbushur xhepat me para nėn dorė pėr tė lejuar shkeljet e ligjit? Doemos ajo duhet tė vepronte, madje me dorė tė hekurt, jo vetėm ndaj shkelėsve asnjanės ose tė PD-sė, po edhe ndaj VIP-ave tė PS-sė, miqve tė Ramės dhe anėtarėve ose idhtarve tė asaj partie. Po si e nisi Rama kėtė transformim tė domosdoshėm?
E filloi shumė keq (sidomos pėr zonat turistike) nė pikun e sezonit. Kur i kishte mbyllur sytė pėr gjysmė kaq vite, le tė priste tetorin pėr tė hequr dhe prishur ndėrtimet pa leje ose ēlirimin e shesheve publike tė Vlorės dhe tė Thethit. Siē e dimė tė gjithė ėshtė vėshtirė tė gjesh nė Shqipėri njė vend ku nuk janė zaptuar pa leje sheshe, ku janė ndėrtuar pa leje objekte edhe me pesė kate, ku janė shtuar disa kate mė shumė nga projekti i miratuar dhe leja e dhėnė. Ka dhe mė shumė: nė Sarandė dhe nė Durrės arkitektėt ”kompetentė” dhe Bashkitė kanė dhėnė leje pėr t’u ndėrtuar banesa shumėkatėshe fare afėr njėra tjetrės. Kanė bėrė, si tė thuash, njė krim urbanistik qė ėshtė i pandreqshėm. Pėr kėto arsye shteti nuk kishte pse tė qėndronte ende sehirxhi. Me tė drejtė po kėmbėngul me tė madhe se kėto ndėrtime kanė pėr t’u prishur ose disa do tė shtetėzohen qė shteti t’i pėrdorė pėr nevojat publike.
Nga kjo ” stuhi” nė mbrojtje tė ligjit e pėsuan tė parėt shkelėsit e ligjit. Kjo ėshtė e drejtė. Nuk ka pse tė na vijė keq pėr shpenzimet qė kanė bėrė ata, duke nėpėrkėmbur ligjet dhe shtetin. Po aq fajtorė sa ata janė qeveritė e PD -PS-sė. Janė sė bashku fajtorė Fatos Nano, Sali Berisha, Aleksandėr Meksi si dhe Edi Rama, i cili pėr 12 vjet bėri sikur i ndaloi ndėrtimet pa leje, kur ato vazhduan. Bėri edhe disa prishje tė bujshme, po pastaj shteti sikur ra squkė. Rasti i Thethit me 100 objekte pa leje tė ndėrtuara kohėt e fundit, ngarkon me pėrgjegjėsi Bashkitė si edhe vetė Ramėn. Pse urbanistėt, arkitektėt, kryetarėt e bashkive, policia bashkiake si dhe ajo e shtetit, kur duhet tė ishin postbllok nė mbrojtje tė ligjit kanė lejuar qė ai tė shkelet me tė dy kėmbėt? Nuk kanė qenė as syleshė dhe as budallenj. Pėr kėtė gjumė letargjik kanė mbushur xhepat me para. Shkurt kanė vjedhur shtetin duke qenė nė shėrbim tė tij. Ėshtė koha qė pėr ēdo rast tė njė ndėrtimi pa leje ose uzurpimi sheshi, tė vihen nė bankėn e tė akuzuarve ata qė janė pasuruar duke i shkaktuar, sė pari popullit dhe Shqipėrisė njė dėm tė jashtėzakonshėm. Vetėm kur tė vihen para pėrgjegjėsisė kėta njerėz qė ia kanė pasur me hile qeverisė, mund tė themi se ”stuhia” e kėtyre ditėve e zotit Rama paska qenė e menduar mirė. Nė tė kundėrt ajo ka pėr t’u mbajtur mend si njė flluskė sapuni qė dėmtoi rėndė sidomos banorėt e Thethit. Edhe pse janė fajtorė, nė njė farė mėnyre duhet gjetur mundėsia qė shteti tė vejė dorėn nė zemėr dhe t’i ndihmojė pėr njė Theth turistik tė ri. Njė Theth me projekte tė miratuara nga urbanistika dhe me leje ndėrtimi. Ata duhen ndihmuar financiarisht, se bashkėfajtor me ata ėshtė shteti qė lejoi ato ndėrtime dhe bėri spektatorin.
Ėshtė detyra e shtetit t’ia bėjė tė qartė ,edhe pėrmes medias, popullit se kush lejon ndėrtimet dhe uzurpimet pa leje , ka pėr t’u pėrballur me drejtėsinė. Kush arrin tė ndėrtojė pa leje, tė shtojė kate pa leje ose tė uzurpojė sheshet publike qė i takojnė popullit, objektet do t’i prishen ose shtetėzohen. Po u zbatua ligji pėr tė gjithė njėsoj: qofshin shokė, miq, tė afėrm tė politikanėve apo njerėz tė thjeshtė, atėherė kemi pėr tė thėnė qė Kryeministri Edi Rama kėsaj radhe e kapi me tė vėrtetė demin pėr brirėsh. Ndėrkohė dhe njė paketė ligjore enkas pėr kėtė ”epidemi” masive kishte pėr tė ndihmuar pėr ndėrgjegjėsimin e popullit dhe tė zyrtarėve pėrgjegjės.
Nė kėto ditė tė vėshtira si pėr ata qė kanė shkelur ligjin dhe pėr qeverinė ėshtė bėrė dhe po vazhdon tė bėhet njė zhurmė e madhe. Atyre qė akuzojnė Ramėn u ėshtė bashkuar opozita. Vetė Sali Berisha, ish kryeministri qė lejoi masivisht njerėzit tė shkelnin ligjin, pėrbetohet e bėrtet sa mundet kundėr qeverisė sė narko shtetit, qė po i prish kėto ndėrtime. Ai e di fort mirė qė ligji i dėnon ” trimat” ose injorantėt qė e shkelin atė, megjithatė, ngre zėrin e ējerrė si protestues mjeran vetėm e vetėm qė t’i vejė flakė benzinės. Qė tė shtojė radhėt e mbėshtetėsve tė PD-sė me njerėz qė e kujtojnė si ai shtetin rumpallė. Ėshtė qėndrim kundėr shtetit tė sė drejtės, kundėr normave dhe rregullave tė procesit tė pandalshėm tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian. Nė asnjė vend demokratik tė Botės asnjė njeri nuk mund tė ndėrtojė ose tė rikonstruktojė njė objekt nė pronėn e tij pa marrė lejen pėrkatėse nga bashkia. ”Guximtarėt” kundėr rregullave tė qarta ndėrtimore, ndėshkohen sipas ligjit dhe jo sipas Maliqit berishjan.

