🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,896 ▼ -0.07% ETH $2,038 ▼ -0.64% XRP $1.2976 ▼ -1.29% SOL $79.5700 ▼ -0.66%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kurti nuk zmbrapset: Nisen njësi të tjera policore në veri

Nuk zmbrapset përpara presioneve në veri kryeministri i i Kosovës Albin Kurti, i cili e bëri të qartë se se me intensifikimin e sulmeve që i etiketoi si vepër të bandave kriminale” që “paguhen nga Beogradi”, do të ketë edhe shtim të pranisë policore në këtë pjesë të vendit.
Policia e Kosovës konfirmoi se një ditë më parë pati disa incidente në kohën kur zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në dy komuna, të banuara me shumicë serbe. Kurti e dha përgjigjen e tij përmes një postimi në Facebook.
Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen, ndërsa tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë..“- shkroi Kurti.
Zyrtarët komunalë zgjedhorë, të shoqëruar dhe nga efektivë policie, kishin tentuan të shkonin në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, por sipas autoriteteve, atyre nuk iu lejua që të kryenin detyrat zyrtare. Zyrat e KQZ-së në veri, sipas policisë, janë dëmtuar me mjete të rrezikshme, përfshirë edhe “granata dore të prodhimit jugosllav”.
Incidentet vijnë në kohën kur vijojnë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposavic të cilat kanë mbetur pa kryetarë, pas dorëheqjeve masive të serbëve në muajin nëntor, si shenjë revolte ndaj vendimit të Prishtinës zyrtare për riregjistrimin e makinave me kanë targa të lëshuara ngë Serbia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.