☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.32 ▼2.03%
ARI 4,772 ▲1.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,575 ▲ +2.7% ETH $2,134 ▲ +4.69% XRP $1.3530 ▲ +2.91% SOL $83.2500 ▲ +3.11%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,772 ▲1.99 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,772 ▲1.99 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kush do të formojë qeverinë në Kosovë?

gjykata_kushtetueseLidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën dhe lëvizja Vetëvendosje thanë të hënën se nuk do t’i përgjigjen asnjë ftese të mundshme të Partisë Demokratike për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Komentet e tyre u bënë pak kohë pasi që Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se ka marrë një vendim mbi kërkesën e presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga për qartësimin e rolit të saj kushtetues në procesin e formimit të qeverisë, por vendimin do ta publikojë gjatë ditëve të ardhshme.

Më 19 qershor presidentja e Kosovës i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të bëjë vlerësimin e përputhshmërisë së neneve të Kushtetutës ë Kosovës që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e saj në përcaktimin e mandatarit për themelimin e qeverisë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të tetë qershorit.

Kërkesa pasoi debatet rreth asaj se kush do të mund të formojë qeverinë.

Partia Demokratike, e kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi, doli e para në zgjedhjet e tetë qershorit dhe ngulë këmbë se ajo e ka këtë të drejtë në bazë të kushtetutës.

Ndërsa, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, lidhën një marrëveshje për themelimin e qeverisë së re duke pretenduar se kanë të drejtë për një gjë të tillë meqë me mbështetjen e lëvizjes Vetëvendosje, ata sigurojnë shumicën në Parlament.

Këto të fundit në një takim të së hënës thanë se “as si koalicion e as si subjekte politike ndarazi nuk do t’i përgjigjen ftesës së Partisë Demokratike e as pretendentit për mandatar të kësaj partie në çfarëdo konsultimi  për krijimin e qeverisë së re”.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të duhej të qartësonte se kush ka bazë kushtetuese për të themeluar qeverinë, nëse këtë duhet ta bëjë vetëm partia që doli e para apo mundësinë e dytë mund ta kenë partitë tjera.

Deklarata e partive rivale lë të kuptohet se vendimi i gjykatës mund të jetë i tillë që i lë radhën Partisë Demokratike që të provojë e para formimin e qeverisë.

Sipas tekstit të kushtetutës, presidenti i propozon parlamentit kandidatin për Kryeministër, në këshillim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Parlament për të formuar Qeverinë. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë  ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë dhe kërkon miratimin nga ana e Parlamentit. Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Por, ajo që do të vazhdojë të mbetet e pa qartë edhe pas publikimit të vendimit të Gjykatës është çështja e votave në Parlament. Tri partitë opozitare që nënshkruan marrëveshjen kanë nevojë për votat e lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar shumicën, ndërsa ajo ka vënë kushte të vështira për këtë mbështetje, që përfshinë ndryshimin e bisedimeve Kosovë Serbi.

Partia Demokratike me kushtin që të ketë votat e të gjitha pakicave kombëtare do të ketë nevojë për të paktën 4 vota shtesë që duhet t’i kërkojë në radhët e partive rivale.

[yop_poll id=”2″]

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.