🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.70 ▼2.85%
ARI 4,285 ▼1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $61,879 ▼ -2.88% ETH $1,652 ▼ -3.3% XRP $1.1370 ▼ -3.89% SOL $65.2300 ▼ -3.75%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.70 ▼2.85 % ARI 4,285 ▼1.8 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.70 ▼2.85 % ARI 4,285 ▼1.8 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
Opinion

Kush flet në emrin e shumicës në protestë?

Nga Roland Lami

Çdo protestë mbart brenda vetes një kontradiktë themelore. Ajo lind si shpërthim i shumicës, por rrezikon të përfundojë si projekt i pakicës. Kjo e vertetë e hidhur është sa vet shoqëria njerëzore.

Në fillim është turma: e larmishme, e paorganizuar, e mbushur me pakënaqësi të natyrave të ndryshme, shpesh edhe kontradiktore. Ajo nuk ka ideologji të qartë, as program politik të detajuar. Ka vetëm një pakënaqësi të përbashkët se diçka nuk shkon siç duhet. Pikërisht kjo e bën të madhe, por edhe të brishtë.

Përballë saj qëndrojnë pakicat e organizuara. Jo domosdoshmërisht pakica numerike, por pakica që zotërojnë një gjë që turma nuk e ka, vizion, logjistik, disiplinë dhe financim. Ato dinë çfarë duan, dinë çfarë të artikulojnë dhe mbi të gjitha, dinë si ta paraqesin veten si zërin autentik të shumicës. Shikoni si janë afruar subjekte politike, OJF anonim por me financim donatorësh, grupe me orientim të qartë fetar etj.

Në çdo revoltë apo protestë ekziston një luftë e heshtur mes turmës dhe pakicave që duan të diktojnë agjendat e tyre. Shikoni luftën mes pjesëmarrësve se kush të kapë mikrofonin më shpesh, të tërheqë vëmendjen e kamerave apo të dominojë algoritmet në rrjetet sociale. Lufta për të dominuar mesazhin dhe vëmendjen në hapësirën publike është shpesh më e rëndësishme se vetë protesta, sepse ai që kontrollon narrativën nuk përcakton vetëm mënyrën si interpretohet revolta, por edhe drejtimin politik që ajo mund të marrë nesër.

Kjo është drama e vjetër e politikës. Që nga Revolucioni Francez, historia na tregon se masat rrëzojnë regjimet, por pakicat e organizuara marrin frytet e pushtetit. Entuziazmi i shumicës hap derën e ndryshimit por organizimi i pakicës projekton institucionet që vijnë më pas. Institucione të cilat jo gjithmonë pasqyrojnë aspiratat e atyre që e bënë të mundur ndryshimin.

Kështu lind paradoksi. Protestuesit dalin në shesh për t’u çliruar nga një kastë që i ka braktisur por ka gjasa të përballen me aktorë të rinj që kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Ndryshojnë fytyrat, sloganet, por mendësia dhe makuteria për pushtet është e njëjtë.Kështu që rreziku më i madh i një proteste nuk është masivizimi por rreziku për tu kanalizuar nga pakica që kanë agjenda të mirëpërcaktuara.

Historia ka treguar jo pak raste edhe në Shqipëri se revolucionet rrëzojnë njerëzit por jo sistemet, pikërisht se një pakicë ka ditur të shfrytëzoj dhe të menaxhoj pakënaqësinë e turmës.

Testi i vërtetë i kësaj lëvizjeje qytetare nuk është aftësia për të rrëzuar establishmentin e vjetër, por aftësia për të mos prodhuar të rinj që ngjasojnë me ta. Në të kundërt, ajo që paraqitet si emancipim ka gjada të përfundoi si një qarkullim elitash ku shumica sakrifikon, pakica organizohet dhe pushteti thjesht ndërron adresë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.