☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,641 ▲ +0.25% ETH $2,259 ▲ +0.39% XRP $1.2539 ▼ -0.52% SOL $95.7000 ▼ -1.03%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Abdixhiku takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për konstituimin e institucioneve të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe procesin e konstituimit të institucioneve të reja.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se në takim ka theksuar nevojën për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve funksionale dhe ruajtjen e stabilitetit politik.

“Sot pata kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka deklaruar se ka ritheksuar qëndrimin e LDK-së për nevojën e institucioneve funksionale dhe përgjegjësisë shtetërore ndaj qytetarëve.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe domosdoshmërinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ritheksova qëndrimin e LDK-së se vendi ka nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe përgjegjësi shtetërore, në shërbim të qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Kreu i LDK-së ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës, duke e vlerësuar partneritetin mes dy vendeve si të rëndësishëm për zhvillimin demokratik dhe integrimin evropian.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe vlerësova partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve tona, si një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit demokratik dhe rrugëtimit evropian të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.