☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.60 ▼1.55%
ARI 4,055 ▲2.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,360 ▲ +1.3% ETH $2,319 ▲ +1.65% XRP $1.2815 ▲ +0.12% SOL $92.7200 ▼ -0.18%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN: Sipas një sondazhi të fundit jemi partia e parë te shqiptarët

Nga VLEN thonë se sipas një sondazhi të fundit janë partia më e madhe në bllokun shqiptarë.

“Në sondazhin e fundit, të realizuar në muajin qershor, Instituti për hulumtim Stratum R&D, konfirmon se VLEN-i është partia e parë te shqiptarët.

Në pyetjen: nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet, për cilën parti politike do të votonit, 34% janë deklaruar për VLEN-in, ndërsa vetëm 30% për BDI-në.

Kjo është anketa e dytë që e nxjerr VLEN-in para BDI-së, brenda 2 muajve.

Rezultatet e këtij sondazhi janë tregues i qartë është se qytetarët po e ndajnë politikën e rezultateve nga politika e propagandës.Dy vite punë konkrete kanë mjaftuar për të dëshmuar se shqiptarët nuk mashtrohen më nga retorika boshe dhe se mbështetja fitohet me vepra, jo me fjalë.

Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Ligji për Lojërat e Fatit, Ligji për Medresenë, Ligji për Jurisprudencën dhe Ligji për Arsimin e Lartë, mbi 40 provime profesionale në gjuhën shqipe, “One Stop Shop” në pikat kufitare me Kosovën dhe Shqipërinë, 306 projekte për komunat shqiptare, mbi 2.500 biznese të reja, mijëra punësime dhe avancime, fillimi i ndërtimit të Kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, investimi prej 20 milionë eurosh për fazën e tretë të Sheshit “Skënderbeu”, rikonstruktimi i Spitalit të Tetovës me 74 milionë euro, ndërtimi i autostradës Shkup–Bllacë dhe i Korridorit 8, rritja e pagave dhe pensioneve janë fakte që nuk mund të fshihen me konferenca për shtyp, dezinformata apo propagandë”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.