☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,892 ▼3.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,952 ▼ -4.22% ETH $2,241 ▼ -3.15% XRP $1.2487 ▼ -1.7% SOL $94.9400 ▼ -4.02%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,892 ▼3.45 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,892 ▼3.45 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen! I kërkohet që ta

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot (15 shtator) masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pasi çështja u rikthye për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

Seanca është planifikuar të zhvillohet në orën 09:30 në Dhomë Këshillimi. Veliaj mbahet në paraburgim që prej arrestimit të tij, më 10 shkurt 2025.

Në vendimin që do duhet të rimarrë për qytetarin e parë të Tiranës, Gjykata e Lartë do duhet të arsyetojë a është proporcionale masa “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak.

Shumica e gjyqtarëve kushtetuese vendosi se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë argumente të mjaftueshme se pse Veliaj duhet të mbahet në burg, ndërkohë, që është edhe drejtues i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës.

Rishqyrtimi i masës arrest me burg për Veliajn do të bëhet në një kohë që Gjykata e Lartë rishikoi një vendim unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e tij.

Vendim i cili parashikon se masa e arrestit me burg duhet të merret pasi më parë të jenë shqyrtuar realisht masat e tjera alternative.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.