Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,358 ▲ +0.58% ETH $2,150 ▲ +0.79% XRP $1.4391 ▲ +0.14% SOL $89.5900 ▲ +0.84%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kuvendi miraton buxhetin e shtetit për 2016

Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi pak më parë buxhetin e shtetit per 2016 në vlerë prej 1 miliard e 680 milionë euro, me 78 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim, ndërsa qeveria e ka miratiar në 30 tetor.

Shqyrtimi i dytë i projektligjit për buxhetin e republikës së Kosovës për vitin 2016 është një nga 28 pikat e axhendës.

Qeveria e Kosovës vlerëson se projektligji për buxhetin 2016, reflekton përkushtimin për adresimin e objektivave zhvillimore dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mirëqenies për qytetarët duke qenë plotësisht në harmoni edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Kuvendi i Kosovës prej gati tre muajsh, nga fillimi i sesionit vjeshtor me seancën e 17 shtatorit, bllokohet nga opozita, në kundërshtim të 4 marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, edhe me gjuajtje gazi lotsjellës në seanca e jashtë tyre, pas të cilave zhvillime ka pasur 7 deputetë opozitarë të arrestuar e nje pas disa orësh qëndrimi në Polici dhe Prokurori, është liruar me procedurë të rregullt.

Seanca  e sotme është ftuar nga Kryesia e Kuvendit  përkundër kundërshtimit të opozitës së bashkuar, e cila ka paralajmëruar se do vazhdojë me pamundësimin e zhvillimit të seancave plenare.

Kuvendi i Kosovës këtë javë do do mblidhet edhe në një seancë tjetër në 17 dhjetor, ku presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, do të mbajë fjalimin vjetor para deputetëve. Sipas deklaratave, opozita nuk do ta pengojë këtë seancë, megjithatë mund të japë mesazhet e saj me ndonjë “aksion politik” të parë edhe më herët në seanca të veçanta-solemne, ku deputetë opozitarë aty ku ishin ulur kanë shpalosur parulla me slogane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.