☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.45 ▼1.29%
ARI 4,044 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,170 ▼ -1.53% ETH $2,325 ▼ -1.75% XRP $1.2925 ▼ -2.63% SOL $100.4000 ▼ -2.46%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Takim dyorësh në DASH, KMSHA kërkon rol udhëheqës të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, të kryesuar nga Martin Vulaj, qëndruan ditën e djeshme për një vizitë në DASH ku kanë biseduar për rreth dy orë për Kosovën, Serbinë e Shqipërinë.

Në takim mori pjesë zyrtari i DASH, Andreë Caruso, i cili ka marrë portofolin e Kosovës pas largimit të Anne Morrison. AARC ka njoftuar se në këtë takim është përfaqësuar nga Presidenti Martin Vulaj dhe Vehbi Bajrami, ish-shefi i Shërbimit në Zërin e Amerikës dhe anëtari më i ri i Bordit të AARC-së.

“Ndër temat kryesore të diskutuara ishin shqetësimet e përbashkëta të sigurisë, rruga e mundshme e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, duke përfshirë sfidat e rëndësishme që mbeten, Departamenti theksoi nevojën urgjente për të përmirësuar klimën e investimeve, duke vënë në dukje shqetësimet e ngritura nga kompanitë amerikane në lidhje me pengesat lokale, ndërsa theksoi interesin në rritje të SHBA-së në mbështetjen e zhvillimit të sektorëve të energjisë dhe minierave”, ka njoftuar Vulaj.

Vulaj ka thënë se në këtë takim i është përgjigjur optimizmit të DASH për procesin e Dilaogut Kosovë-Serbi, duke i treguar se në këto 15 vite negociata, rezultatet janë të kufizuara. Ai gjithashtu ka thënë se ARC i ka kërkuar SHBA-së që të përfshihet duke marrë rol drejtues, meqë Evropa ka qasja burokratike dhe Serbia s’është e interesuar për fund të suksesshëm. “Në përgjigje të optimizmit të Departamentit për rifillimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, AARC theksoi se procesi tani është shtrirë në 15 vjet me rezultate të kufizuara.

U nënvizua se Serbia ka treguar pak interes të vërtetë për një përfundim të suksesshëm dhe se qasja burokratike e Evropës, e cila është në thelb e saj, deri më tani nuk ka arritur të japë rezultate domethënëse”, njoftoi Vulaj.

The post Takim dyorësh në DASH, KMSHA kërkon rol udhëheqës të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Sot News | Lajme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.