☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $62,207 ▲ +2.26% ETH $1,636 ▲ +4.91% XRP $1.1350 ▲ +3.05% SOL $65.1700 ▲ +4.19%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Politika

Kuvendi nis me 1 minutë heshtje për dy fëmijët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Durrës

Seanca plenare e pasdites së sotme në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje në nderim të dy fëmijëve të mitur të cilët humbën në aksidentin tragjik të një ditë më parë në Durrës.

Pas mbajtjes së heshtjes, seanca ka nisur sipas rendit të ditës, me diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit, kur kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk la pa përmendur rastin e aksidentit të rëndë.

“Ju në vend në një ditë të ktheheni në njerëz, bëni aktin si ai krimineli dje që shtypi dy ëngjëj dhe ia mbathi e i la aty pa asnjë ndihmë dhe ti duhet të thoshe se ai ishte një njeri i përkëdhelur i pushtetit”, u shpreh Berisha.

Aksidenti me pasojë vdekjen e dy fëmijëve dhe plagosjen rëndë të një tjetri ndodhi pasditen e së dielës në zonën e njohur si ish-Këneta në Durrës.

Ngjarja tragjike ndodhi kur një automjet doli nga kontrolli dhe përplasi të miturit teksa po luanin në trotuar.

Nga aksidenti i rëndë humbën jetën dy fëmijë të moshës 10 dhe 12 vjeç, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spital.

Drejtuesi i automjetit, 57-vjeçari Nikoll Radaçi që shkaktoi aksidentin e rëndë rezultonte i dehur. Ai u arrestua nga policia ndërsa mësohet se ai kishte pasur më herët probleme me shkelje të rregullave të qarkullimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.