☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,546 ▼1%
DOW 46,265 ▼0.87%
NASDAQ 21,670 ▼1.49%
NAFTA 116.62 ▲3.75%
ARI 4,657 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $67,981 ▼ -2.44% ETH $2,072 ▼ -4.17% XRP $1.2983 ▼ -3.54% SOL $78.6500 ▼ -4.23%
S&P 500 6,546 ▼1 % DOW 46,265 ▼0.87 % NASDAQ 21,670 ▼1.49 % NAFTA 116.62 ▲3.75 % ARI 4,657 ▼0.6 % S&P 500 6,546 ▼1 % DOW 46,265 ▼0.87 % NASDAQ 21,670 ▼1.49 % NAFTA 116.62 ▲3.75 % ARI 4,657 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Politika

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi mblidhet sot për votimin e projektrezolutës për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit, çështje kjo e cila ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës.

Seanca plenare e kësaj të marte (17 mars) zhvillohet në një klimë tensioni politik, pas vendimit të Partisë Demokratike për ta bojkotuar atë. Vendimi i opozitës shkaktoi reagimin e menjëhershëm të mazhorancës, ndërsa një ditë më parë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi bojkotin si të dëmshëm dhe hodhi poshtë akuzat për shkelje të procedurave në thirrjen e Kuvendit.

Balla theksoi se thelbi i seancës lidhet me një çështje me rëndësi kombëtare dhe gjeopolitike. Sipas tij, në rendin e ditës është shqyrtimi i një projektrezolute të propozuar nga socialistët “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si shtet sponsor të terrorizmit dhe shtet që përdor mjete terroriste”.

Kreu i grupit socialist iu përgjigj edhe akuzave procedurale të ngritura nga Partia Demokratike, e cila pretendoi se seanca është thirrur jashtë ditës së zakonshme të mbledhjeve parlamentare dhe pa një rend dite të shpallur zyrtarisht. Balla i cilësoi këto pretendime si të pavërteta, duke theksuar se mbledhja është vendosur më herët në Konferencën e Kryetarëve dhe është miratuar në seancë plenare.

Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për thirrjen e Kuvendit u thelluan pas deklaratës së Grupit Parlamentar të PD-së, i cili njoftoi bojkotin me argumentin se Parlamenti është kthyer në një “fasadë për propagandën e qeverisë”. Demokratët kanë bërë të ditur se në vend të pjesëmarrjes në seancë do të fokusohen në takimet me qytetarët dhe mobilizimin për protestën e paralajmëruar të 22 marsit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.