☁️
Tiranë 12°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 100.58 ▼1.65%
ARI 4,659 ▲1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,508 ▲ +0.84% ETH $2,375 ▼ -0.27% XRP $1.4199 ▲ +1.14% SOL $87.1300 ▲ +2.98%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 100.58 ▼1.65 % ARI 4,659 ▲1.98 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 100.58 ▼1.65 % ARI 4,659 ▲1.98 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Kosova

Ky është i dyshuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, pritet arrestimi i tij

Vrasja e Oliver Ivanoviqit mund të jetë kryer nga grupi i Milan Radojçiqit, i cili ka raporte të mira me strukturat udhëheqëse të Serbisë. Kështu thonë burimet e Arbresh.info në lidhje me hetimet rreth vrasjes së liderit të iniciativës qytetare “Liri, Drejtësi, Demokraci”.

Sipas burimeve, vrasësi i Ivanoviqit kishte qëlluar disa herë mbi të ndërkohë që makina e tij “Opel” me të cilën ishte larguar dhe e cila ishte gjetur e djegur më pas, ishte parë e parkuar disa herë aty ku parkoheshin edhe veturat e Millan Radojçiqit dhe të grupit të tij.
Burimet thonë se dy ditë para vrasjes së Ivanoviqit, dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet, ishin në zyrën e Milanit. Edhe bashkëshortja e Oliver Ivanoviqit kishte deklaruar se personi që vrau Oliverin mori urdhër nga Milan Radojçiq dhe grupi i tij. Po ashtu, thuhet se më 27 korrik të vitit 2017, kur kandidatura e Oliver Ivanoviq për kryetar të Mitrovicës Veriore ishte bërë zyrtare, Milan Radojçiq kishte deklaruar se ai do t’i fillojë kërcënimet karshi tij dhe se nëse nuk heq dorë, do ta vrasë atë.

Kjo pasi, Ivanoviq ishte i padëshiruar nga shteti serb pasi thuhej se nuk po bënte asgjë për të mirë të serbëve të Kosovës. Ndërkaq, më 28 shtator të vitit 2017, automjeti privat i Ivanoviqit ishte kallur si kërcënim direkt ndaj tij dhe kandidaturës së tij për kryetar të komunës së Mitrovicës Veriore, shkruan Arbresh.info. Burimet, po ashtu, thonë se po më 28 shtator të vitit 2017, Oliver Ivanoviq kishte deklaruar se ‘situata kishte ndryshuar për të keq. Frika e njerëzve është e paparashikueshme. Këta njerëz nuk kanë frikë nga shqiptarët por nga serbët, të cilët vozisin automjete Jeep-a pa targa të regjistrimit”.

Ivanoviq kishte paralajmëruar ndër të tjera edhe mundësinë e eskalimit të situatës në Mitrovicën e Veriut. Ministri për Kosovën në Qeverinë Serbe, Marko Gjuriq, kishte akuzuar Oliver Ivanoviqin gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovës, duke thënë se ai ka bashkëpunim me autoritetet mbrojtëse të Kosovës.

Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar të këtij viti rreth orës 8:00, derisa po hynte në selinë e partisë së tij. Vrasja e tij ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe jashtë saj. Ai është varrosur në Beograd më 18 janar në kompleksin e varrezave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.