🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 87.20 ▲3.33%
ARI 4,527 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,638 ▲ +11.11% ETH $2,282 ▲ +18.69% XRP $1.1838 ▲ +17.69% SOL $86.8700 ▲ +12.13%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.20 ▲3.33 % ARI 4,527 ▼0.4 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.20 ▲3.33 % ARI 4,527 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

“Ne jemi për 100 bashki”- PD reagon pas mbledhjes së Këshilli të Maliqit, Alolli: 95% e banorëve kundër bashkimit me K

Opozita ka mirëpritur sot qëndrimin e të gjithë këshilltarëve, përfshi edhe socialistëve në Maliq për të refuzuar reformën territoriale që çon në shkrirjen e Këshillit.

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, deputetja Ledina Alolli, ka reaguar pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak Maliq, për të diskutuar reformën territoriale dhe mundësinë e bashkimit të Bashkisë Maliq me Korçën.

Duke e quajtur të paprecedentë mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Alolli deklaroi se, gjatë dëgjesave publike, rreth 95% e banorëve të Maliqit janë shprehur kundër bashkimit me Korçën.

“Një mbledhje e cila ishte e thirrur sot jashtë radhe me firmat e 1/3 anëtarëve të Këshillit Bashkiak me objektin dhe qëllimin e vetëm që këshilltarët e bashkisë Maliq të shpreheshin në mënyrë të qartë në lidhje me atë çfarë ka projekt Partia Socialiste për reformën territoriale. Projekti i tyre është që bashkia e Maliqit të shkrihet dhe të bashkohet me Korçën dhe qëllimi i kësaj mbledhje ishte që të shprehej ky këshill me një qëndrim zyrtar drejtuar Parlamentit në lidhje me se çfarë mendonin këshilltarët bashkiakë. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar dëgjesa ashtu siç dhe ju e dëgjuat dhe u shpreh edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak me banorët e Maliqit në të gjithë territorin e saj. Nga informacionet që ne sot kemi marrë, 95% e këtyre banorëve janë shprehur kundër bashkimit të Maliqit me Korçën dhe sot ne prisnim që të gjithë që të merrnim edhe një vendim zyrtar të anëtarëve të Këshillit Bashkiak”, deklaroi Alolli.

Ajo u bëri thirrje banorëve të Maliqit të kundërshtojnë bashkimin me Korçën, ndërsa deklaroi se opozita mbështet një reformë territoriale me 100 bashki, duke argumentuar se shërbimet duhet të jenë sa më pranë qytetarëve.

“Një gjë dua t’ju them këshilltarëve sot. Kur je anëtar i Këshillit Bashkiak je aty për të përfaqësuar interesin e qytetarëve të tu. Janë ata që të kanë zgjedhur. Nuk je për të përfaqësuar interesa partiake dhe më duket sot se interesat partiake prevaluan mbi interesat e qytetarëve. Kështu që në këto momente unë i bëj thirrje banorëve të Maliqit. Tani fuqia është e juaja, e keni ju në dorë dhe ne do të jemi mbështetja juaj në mënyrë që ëh Maliqi, bashkia Maliq të mos shkrihet dhe të mos bashkohet me bashkinë e Korçës”, u shpreh ligjvënësja opozitare.

Dhe më tej shtoi se:

“Partia Demokratike dhe opozita shqiptare ka një projekt shumë të qartë, 100 bashki, ç’ka do të thotë që ë qytetari është në qendër të kësaj reforme dhe në qendër të këtij projekti, sepse shërbimet janë ato që na interesojnë sot për të qenë më pranë qytetarëve dhe sigurisht duhet të jetë bashkia më pranë qytetarit dhe jo qytetari më pranë bashkisë. Kjo është ajo çfarë ne sot prisnim faktikisht një vendim unanim të të gjithë këshilltarëve, por ndodhi e kundërta”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.