☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.86 ▲0.08%
ARI 4,037 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,300 ▼ -2.24% ETH $2,269 ▼ -3.66% XRP $1.2472 ▼ -6.13% SOL $97.0300 ▼ -5.08%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,037 ▼0.37 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,037 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Boterori

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare objektiv i merkatos, Ismajli në ‘radarët’ e klubit të Serisë A

Ardian Ismajli është kthyer në një objektiv të Udinezes në këtë fazë të merkatos së verës.

Klubi friulan po kërkon të përforcojë repartin e mbrojtjes pas largimit të Thomas Kristensen drejt Atalantës dhe ka piketuar mbrojtësin shqiptar të Torinos si një nga alternativat kryesore.

Sipas raportimeve nga Sky Sport, Udineze ka nisur të interesohet konkretisht për Ismajlin dhe pritet të hapë së shpejti bisedimet me Torinon për të vlerësuar mundësinë e transferimit. Mbrojtësi 30-vjeçar, është një futbollist me eksperiencë në Serie A dhe shihet si një përforcim i gatshëm për trajnerin Kosta Runjaic.

Në Torino, megjithatë, situata e tij ka ndryshuar pas afrimeve të fundit të Pietro Komuzos dhe Komert, ndërsa Saul Koko vijon të jetë pjesë e planeve të trajnerit Abate.

Për momentin, Ismajli nuk konsiderohet i paprekshëm nga Torino, sidomos nëse mbërrin një ofertë e kënaqshme. Megjithatë, largimi i tij nuk është një çështje e thjeshtë, pasi skuadra torineze ka nevojë për alternativa në qendër të mbrojtjes.

Nëse transferimi realizohet, Ismajli do të gjente te Udineze një mundësi për të pasur më shumë minuta dhe një rol më të rëndësishëm në skuadër, informon “Panorama Sport”. Për momentin, tratativa është ende në fazat e para, por mbrojtësi shqiptar është një nga emrat e preferuar të Udinezes për të zëvendësuar Kristensen.

3 skuadra ka provuar Ardian Ismajli deri më tani në Serinë A. Mbrojtësi i Kombëtares u transferua fillimisht në vitin 2020 duke firmosur me Specian, para se të kalonte te Empoli e më vonë me Torinon. Më parë, ai ka luajtur në Kroaci.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.