Kronika

LAJM I FUNDIT/ 6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 70 numri i të prekurve

Ndërsa jemi në javën e dytë të përballjes me koronavirusin, rastet sa vijnë e shtohen. Janë konfirmuar zyrtarisht edhe 6 të prekur të tjerë nga ky virus në Shqipëri, duke e cuar totalin e të prekurve në 70

Lajmi u bë i ditur në përditësimin e përditshëm të të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë, nga përhapja e pandemisë së koroanvirusit kanë humbur jetën dy persona, një grua 73-vjecare nga Durrësi dhe një 66-vjecar nga Lushnja, i shtruar pranë Infektivit. Të dy personat kishin pasur histori udhëtimi në Itali. Ndërsa dje, në vend u regjistruan 5 raste të reja. Të infektuar rezultuan 3 shtetas italianë dhe babë e bir nga Kavaja, përkatësisht 80 dhe 42 vjec.

Njoftimi i plote:

Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19: 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja) dhe një 82 vjeçare nga Fieri.

Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:

  • Tiranë 50 qytetarë
  • Durrës 5 qytetarë
  • Lushnje 2 qytetarë
  • Elbasan 2 qytetarë
  • Fier 7 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 2 qytetar

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete. Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19. Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127! Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button