🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,624 ▼ -0.29% ETH $2,053 ▼ -0.98% XRP $1.3178 ▲ +0.25% SOL $79.1900 ▲ +0.06%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Lazarat, qëllohet për vdekje efektivi i RENEA-s; plagosen dy të tjerë

Ajo që nuk ndodhi gjatë operacionit antidrogë të një viti më parë, fatkeqësisht ndodh tani. Një efektiv i forcave speciale RENEA ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një përleshjeje me armë zjarri në Lazarat.

Gjithçka ka nisur gjatë natës, kur një grup personash të armatosur kanë qëlluar në drejtim të shërbimeve të Policisë së Shtetit me detyrë në Lazarat.

Për pasojë, policia lokale ka kërkuar ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe atyre RENEA. Si FNSH ashtu edhe RENEA kanë nisur herët në mëngjes një operacion për kapjen e personave që kanë qëlluar me armë.

Gjatë operacionit, në momentin që policia kishte bllokuar makinën me autorët e dyshuar të armatosur, është qëlluar mbi efektivat nga një banesë aty pranë. Breshëria ka zënë në befasi efektivët e RENEA-s, e për pasojë ka humbur jetën efektivi, Ibrahim Basha, 31 vjeç, ish-pjesëtar i Batalionit Special të Ushtrisë me disa misione në Afganistan, i cili prej 6 muajsh ishte bërë pjesë e Forcave Speciale RENEA. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur efektivët me inicialet J.I. dhe P.H., që pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejt Lazaratit janë nisur forca të shumta policore, si edhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, si dhe prokurori i Krimeve të Rënda, Adnand Xholi.

Uniformat blu kanë rrethuar zonë duke ngritur postblloqe të shumta në të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të fshatit dhe duke kontrolluar imtësisht çdo lëvizje të dyshimtë, deri në gjetjen dhe kapjen e autorëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.