Ekonomia

lbtelecom rinovon sot licensën për 10.9 milionë euro

Pas negociatave mes qeverisë dhe kompanisë së telefonisë Albtelekom sot pritet të firmoset marrëveshja për rinovimin e autorizimit individual të sipërmarrësit Albtelecom sh.a. për përdorimin e frekuencave të brezit 900 MHz dhe 1800 MHz. Burimet nga grupi negociator i bënë me dije Monitor se çmimi i rinovimit të autorizimit individual do të jetë 10.9 milionë euro, aq sa kanë paguar edhe dy kompanitë e tjera Vodafone dhe Telekom Albania. Pagesa do të kryhet me dy këste brenda 12 muajve nga arritja e marrëveshjes.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë me Urdhërin nr. 211, datë 22.05.2019 ka ngritur Komisionin ad-hoc per rinovimin e Autorizimit Individual të Albtelecom sh.a dhe ky grup ka negociuar prej kohësh me Albtelekom.
Më parë AKEP me vendimin Nr.29, datë 16.08.2019 kishte vendosur shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së Autorizimit Individual të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues të AKEP nr. 532 datë 26.12.2008, i ndryshuar me VKD nr.937 datë 17.08.2009 dhe i ndryshuar VKD nr. 2564 datë 11.05.2015 “Për dhënien e autorizimit individual sipërmarrësit Albtelecom sh.a. për përdorimin e frekuencave të brezit 900 MHz dhe 1800 MHz”.
Sipas vendimit të AKEP të publikuar në faqen e internetit, grupi Ad Hoc i negocimit ka zhvilluar disa negociata me “Albtelecom sh.a”, duke filluar nga data 28.05.2019 deri 30.07.2019, takime të konfirmuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me shkresën nr. 235/25 prot. datë 06.08.2019. Nëpërmjet kësaj shkrese MIE njofton AKEP, se në takimin e fundit negociues të datës 30.7.2019, “Alblelecom sh.a” informoi Komisionin ad hoc, se kishte zhvilluar një diskutim të brendshëm me administratoret e nivelit të lartë të shoqërisë, si dhe mbledhjen e Bordit të kompanisë në datë 29.7.2019.
Produkti i këtyre konsultimeve të brendshme iu paraqitën me shkrim Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në formën e një propozimi që parashtron rrugën dhe mjetet për rinovimin e Autorizimit Individual për të dy brezat e frekuencave, duke kerkuar mundësimin e pagesës sipas çmimit dysheme të miratuar me vendim të AKEP, për tu paguar me këste.
Sipërmarrësi “Albtelecom sh.a.”, është paisur me Licencën nr. Nr.253/03/04, datë 01/03/2004, për ofrimin e shërbimit publik të lëvizshëm, tokësor, Standarti GSM në territorin e RSH. Licensa është dhënë nga Kuvendi i RSH, nëpërmjet Ligjit nr.9127, datë 29.07.2003, “Për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë anonime Albtelecom”.
Licensat janë për një periudhë 15 vjeçare dhe në përfundim të tyre rinovohen ashtu siç është vepruar edhe me sipërmarrësit e tjerë Vodafone dhe Telekom Albania dhe të ardhurat e siguruara shkojnë në buxhetin e shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button