☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 24 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 90.43 ▼1.91%
ARI 4,056 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $64,151 ▼ -1.51% ETH $1,860 ▼ -1.38% XRP $1.0901 ▼ -1.95% SOL $73.7700 ▼ -3.07%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 90.43 ▼1.91 % ARI 4,056 ▲0.15 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 90.43 ▼1.91 % ARI 4,056 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
24 Jul 2026
Breaking
Sporti

Legjionarët/ Laçi protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni

Fundjava ka sjellë paraqitje pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet europiane dhe më gjerë, me disa prej tyre që kanë spikatur me gola dhe asistime për skuadrat respektive.

Protagonisti kryesor i javës ishte mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, në fitoren bindëse 4-1 të Rizespor ndaj Samsunspor. Futbollisti shqiptar ishte vendimtar në këtë sfidë duke kontribuar me një gol dhe dy asistime. Ai shërbeu fillimisht për gol në minutën e 43-të, ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë realizoi edhe vetë duke dërguar topin në rrjetë.

Me nisjen e pjesës së dytë, Laçi dhuroi edhe asistin e dytë të ndeshjes, duke konfirmuar një formë shumë të mirë. Mesfushori i Kombëtares është aktualisht edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij me pesë gola, ndërsa ka regjistruar edhe tetë asistime gjatë sezonit.

Gol realizoi edhe sulmuesi Myrto Uzuni në kampionatin amerikan. Në sfidën mes Austin FC dhe LA Galaxy, Uzuni shënoi në minutën e 85-të me një goditje të saktë nga hyrja e zonës, duke e dërguar topin në trekëndësh. Ky ishte goli i dytë sezonal për sulmuesin shqiptar në MLS.

Gjatë kësaj fundjave u aktivizuan si titullarë me skuadrat e tyre edhe disa futbollistë të tjerë të Kombëtares si Thomas Strakosha, Stavro Pilo, Berat Gjimshiti, Klisman Cake, Ardian Ismajli, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Nazmi Gripshi, Anis Mehmeti dhe Mirlind Daku. Minuta në këtë fundjavë morën edhe futbollistë të tjerë shqiptarë që u aktivizuan nga stoli me ekipet e tyre, si Kristjan Asllani, Arbër Hoxha dhe Armando Broja, ndërkohë që mbrojtësi Marash Kumbulla u rikthye në fushë me Mallorca-n në sfidën e fundit kundër Rayo Vallecano.

The post Legjionarët/ Laçi protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.