“L’Équipe” zbulon planet e PSG-së me Enrique-n, spanjolli do të përfitojë më shumë se lojtarët
Në Francë janë të bindur se Luis Enrique do të qëndrojë në Paris dhe se klubi është gati ta kthejë teknikun në më të paguarin e shoqërisë edhe pse me shumë mundësi do t’i duhet që të heqë dorë nga Ousmane Dembélé.
Skenari i “L’Équipe” është mjaft i qartë. Presidenti Nasser Al-Khelaïfi ka besim të verbër te Enrique dhe do të tentojë gjithçka për ta bindur spanjollin të zgjasë akordin aktual.
Deri më tani trajneri përfitonte një pagë prej 12 milionë eurosh në vit ndërsa me kontratën e re pritet që të përfitojë 20 milionë euro në vit. Të tilla shifra do të bënin që Ousmane Dembélé të kërkonte shifra faraonike për të rinovuar kontratën e tij, prej së cilës përfiton rreth 18 milionë euro në sezon.
Sipas gazetës franceze “Topi i Artë 2026” nuk do të qëndronte kurrë në një ekip ku trajneri të paguhej më shumë se ai. Për këtë skenar është bërë gati edhe presidenti nga Katari. 52-vjeçari në më shumë se një rast ka deklaruar në publik se askush nuk është mbi klubin.
The post “L’Équipe” zbulon planet e PSG-së me Enrique-n, spanjolli do të përfitojë më shumë se lojtarët appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.