☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $77,324 ▲ +1.86% ETH $2,435 ▲ +2.38% XRP $1.5822 ▲ +21.02% SOL $94.3100 ▲ +4.05%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Opinion

Letra e Ilir Beqaj për Klodian Rjepaj: Shumë i gëzuar që mbrëmë ke fjetur në shtëpi me familjen

Ngqa ILIR BEQJA

Klod i dashur,

Jam shumë i gëzuar që mbrëmë ke fjetur në shtëpi me familjen.

Kam mësuar se para pak ditësh ke patur probleme shendetesore, por qe për fat të mirë i ke kaluar.

Bashkë kemi punuar për tre vjet e gjysmë. Nuk e zgjodhëm njëri-tjetrin. Partitë tona politike vendosën që fatet tona të takoheshin. Ti kishe pasion kujdesin shëndetësor, ndërsa unë politikat publike.

Në tre vjet e gjysmë që punuam bashkë, nuk bëmë as më pak, as më shumë, por zbatuam programin e qeverisë. Më vijnë në mendje, midis te tjerash, ligji për sëmundjet infektive dhe ligji për urgjencën mjekësore.

Pa këto dy ligje, Shqipëria nuk do t’ia kishte dalë mbanë përballë pandemisë së Covid-19. Kushdo që mburret se ka ndonjë super meritë në atë periudhë, nuk ka kuptuar asgjë.

Për një fakt penal të ndodhur para 11 vjetësh, pas 75 muajsh nga regjistrimi i procedimit penal, edhe pse zgjodhe ritin e gjykimit të shkurtuar, t’u desh të qëndroje 32 muaj në paraburgim për të shlyer të gjithë dënimin. Për të qeshur e për të qarë edhe Gjykata Kushtetuese qe të la në paraburgim në datën 31 mars 2026.

Një proces penal i filluar në mënyrë të paligjshme. Me një vendim pushimi të shtatorit 2016 edhe sot ende në fuqi, procedimi penal u regjistrua në kundërshtim me nenin 329/c të KPrP-së.

Një proces penal i përfunduar në shkallë të parë në mënyrë të paligjshme, me një akuzë që vetë prokurorët pranojnë se nuk është bindje e tyre, por pasojë e supremacisë procedurale të kompetencave që reforma në drejtësi i ka dhënë, me nenin 332/d, pika 3, gjyqtarit të seancës paraprake.

Prej 9 marsit 2026, menaxhimin e integruar të instrumentarit kirurgjikal e kryen një ndërmarrje shtetërore që trashëgoi asetet dhe modelin organizativ të koncesionarit. Zgjedhja jonë e vitit 2014, ne vitin 2026 rezulton se paska qenë e mençur, e saktë dhe e qëndrueshme në kohë.

Vlla (se unë kështu e them, ndersa ti e thua Vëlla),

Kurajo në shkallët e tjera të gjykimit. Jam i bindur qe do te fitosh PAFAJËSINË. Sinqerisht, Ilir Durres 18.04.2026

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.