☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,493 ▼0.75%
DOW 52,041 ▼0.67%
NASDAQ 24,992 ▼1.03%
NAFTA 86.63 ▼0.25%
ARI 4,033 ▼1.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $72,889 ▼ -2.78% ETH $2,015 ▼ -5.46% XRP $1.0399 ▼ -5.89% SOL $81.7200 ▼ -6.06%
S&P 500 7,493 ▼0.75 % DOW 52,041 ▼0.67 % NASDAQ 24,992 ▼1.03 % NAFTA 86.63 ▼0.25 % ARI 4,033 ▼1.99 % S&P 500 7,493 ▼0.75 % DOW 52,041 ▼0.67 % NASDAQ 24,992 ▼1.03 % NAFTA 86.63 ▼0.25 % ARI 4,033 ▼1.99 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Bota

SOFT NEWS – Shkrimet e Mahatma Gandit shiten për 1,7 milionë dollarë

MUMBAI, 22 gusht /ATSH-AFP/ – Një koleksion prej 688 shkrimesh të Mahatma Gandit është shitur në ankand në Mumbai për 1,7 milionë dollarë ose rreth 1,45 milionë euro duke vendosur një rekord për një dokument historik indian të shitur në ankand.

Sipas shtëpisë indiane të ankandeve ”Saffronart”, dokumentet përbëhen nga shkrime të përditshme të Gandit, të hartuara gjatë viteve 1944–1946 për bashkaktivistin e tij Anand T. Hingorani.

Shkrimet u mblodhën në një vëllim të titulluar ”Mendimi i ditës”.

Dokumentet trajtojnë një sërë temash, përfshirë të vërtetën, Zotin dhe parimin e jodhunës, duke ofruar një pasqyrë të mendimit dhe jetës së liderit të lëvizjes së pavarësisë së Indisë.

”Ky koleksion ofron mundësinë për të parë një nga figurat më të rëndësishme në historinë indiane përmes lentes së një marrëdhënieje personale”, tha Dinesh Vazirani, bashkëthemelues i ”Saffronart”.

Sipas tij, shitja dëshmon interesin e vazhdueshëm për jetën dhe trashëgiminë e Gandit.

Mahatma Gandhi udhëhoqi një lëvizje paqësore kundër sundimit kolonial britanik dhe u bë një prej figurave më të rëndësishme të shekullit XX, duke frymëzuar lëvizje të ngjashme jo të dhunshme në mbarë botën.

Gandhi u vra në janar të vitit 1948, disa muaj pas pavarësisë së Indisë./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.