🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,982 ▲ +0.78% ETH $2,062 ▲ +0.72% XRP $1.3183 ▲ +0.43% SOL $79.8100 ▲ +0.86%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ligji “Antimafia”, Prokuroria: Të konfiskohet pasuria në emër të Perlesit e familjarëve të tij

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar këtë të premte konfiskimin e të gjithë pasurisë që figuron në emër të shtetasit Aleko Perlesi dhe familjarëve të tij.

Sipas Prokurorisë, është provuar se “këto pasuri janë produkt i parave të krijuara nga shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”.

Bazuar në ligjin “Antimafia”, kërkohet sekuestrimi i 6300 m2 tokë arë, të blera, me vlerë totale 11 milionë lekë të reja, brenda të cilës janë edhe tre ndërtesa, dy me nga një kat dhe një me 3 kate, si edhe i dy llogari bankare në vlerë totale 10 mijë euro në emër të shtetasit Aleko Perlesi dhe familjarëve të tij.

“Nga hetimi ka rezultuar se në llogaritë bankare, ku janë konstatuar vetëm 10 mijë euro në periudhën 2013-2014 kanë qarkulluar mbi 90 mijë euro. Pasuritë, për të cilat kërkohet konfiskimi dhe kalimi në emër të shtetit, aktualisht gjenden nën sekuestro preventive”, shpjeguan burime zyrtare të Prokurorisë për Krime të Rënda.

Perlesi është hetuar nga Prokuroria e Durrësit dhe është dënuar nga gjykata në vitin 2007 për shfrytëzimin për qëllime prostitucioni të tre vajzave. Por, nga informacionet e mbërritura në Prokurorinë e Durrësit, rezulton se në emër të tij dhe të familjarëve të tij, ndërkohë që po vuan dënimin, po kryheshin transaksione financiare dhe blerje, që kishin burim të dyshimtë financiar.

Për këtë arsye, nga Prokurorisë Durrës i janë përcjellë materialet Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila e ka kompetencë hetimore bazuar në ligjin “Antimafia”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.