☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,155 ▼ -4.25% ETH $1,989 ▼ -4.03% XRP $1.3300 ▼ -2.53% SOL $82.9700 ▼ -4.48%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Lihet i lirë Fullani, jepet ‘arrest shtëpie’: Vjedhja na erdhi si një rrufe në qiell të hapur

Foto-arkive-e-Guvernatorit-te-Bankes-se-Shqiperise-Ardian-Fullani1-320x228Është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, duke iu dhënë masa kështu me ‘arrest shtëpie’. Treshja gjykuese që do të shqyrtojë kërkesën për liri të ish-guvernatorit, kryesohet nga Alaudin Malaj, ndërsa anëtarë do të jenë Shkëlqim Miri dhe Agim Bendo. Guvernatori Fullani mbërriti në gjykatë rreth orës 12:00.

Ndërkohë para trupit gjykues ka dalë sot edhe Inspektorja e Përgjithshme e BSH-së, Elivar Golemi, gjithashtu e dyshuar për “shpërdorim detyre”. Ajo ka pretenduar se provat ndaj saj janë të pamjaftueshme, por me gjithë mbrojtjen e fortë trupi gjykues nuk ndryshoi masën duke e lënë në burg.

Në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryeinspektores Elivar Golemi, prokuroria kërkoi që të mos merrej sot vendimi pasi janë shkelur afatet ligjore, por të qëndrojë në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”, pasi kryeinspektorja nuk ka kryer auditimin konform ligjit.

Deri më tani Apeli ka shqyrtuar masën edhe për 3 ish-punonjësit e Komisionit të Inventarizimit të kartëmonedhave në Thesar, Ilir Dedja, Bahri Allushi dhe Fatbardha Gurthi duke dhënë për ta masën ‘arrest shtëpie’. Për punonjësin Ilir Dedja prokuroria kërkoi rikthimin e tij në burg, ndërkohë që gjykata la në fuqi masën ‘arrest shtëpie’ dhënë më herët nga Gjykata e Tiranës, duke rrëzuar Prokurorinë. Ndërkohë në rastin e punonjësit Bahri Allushi, Apeli rrëzoi Gjykatën e Tiranës duke ndryshuar masën për të nga ‘arrest me burg’, në ‘arrest shtëpie’.

Pritet masa edhe për Gentian Jahjan.

FULLANI: LAJMI PËR VJEDHJEN NA ERDHI SI NJË RRUFE NË QIELL TË HAPUR
“Lajmi për vjedhjen na erdhi si një rrufe në qiell të hapur”-kështu ka rrëfyer nga salla e Gjykatës së Apelit, ish-guvernatori Ardian Fullani, në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit. Sipas Fullanit, për 30 vite ai ka punuar me korrektësi të plotë në sektorin bankar.

“Ngjarja shumë e rëndë, e kemi denoncuar. Lajmi për vjedhjen na erdhi si një rrufe në qiell të hapur. Duhen marrë masa që ngjarja të mos përsëritet më. Kam punuar me korrektësi dhe ndershmëri. Kam punuar 30 vite si bankier dhe 10 vite si Guvernator”-kështu u shpreh Ardin Fullani nga salla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.