Lillestrom-Egnatia: Dy mungesa me peshë për Deden, Jago dhe Haime jashtë liste
Kampionët në fuqi të Shqipërisë luajnë te enjten ndeshjen e kthimit të Play-Off-it të Europa League kundër Lillestrom. Ndeshja luhet në Norvegji, duke nisur nga ora 19:00 dhe transmetohet në RTSH.
Egnatia synon kualifikimin dhe luan shanset e saj. Gjithçka është e hapur pas barazimit 0-0 një javë më parë në Rrogozhinë. Trajneri Nevil Dede do të ketë dy mungesa të rëndësishme për këtë sfidë, dy lojtarët e krahut Haime dhe Jago.
Që të dy këta lojtarë nuk janë pjesë e listës zyrtare të Egnatias për ndeshjen e nesërme. Mungesa e tyre ka të bëjë me problemet fizike që Haime dhe Jago kanë pasur. Për krahun e djathtë alternativa e parë është Smajli, kurse për të majtin Ndreca, por mund të luajë edhe Alijev.
Rrogozhinasit do të zhvillojnë sot në Norvegji seancën e fundit stërvitore në kuadër të sfidës me Lillestrom. Ata kanë siguruar grupet e Conference League, por sigurisht që do të përpiqen me të gjitha forcat për të shkuar në Europa League.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.