☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.68 ▲0.23%
ARI 3,954 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,893 ▼ -1.99% ETH $2,258 ▼ -1.54% XRP $1.2503 ▼ -0.26% SOL $92.1600 ▼ -2.94%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

BDI: Tenderi prej 42 mijë euro në Spitalin “Bardovci” ka përfunduar te kushëriri i drejtorit

Nga BDI thonë se edhe një skandal i ri po del në sipërfaqe nën pushtetin e VLEN-it. Sipas tyre, tenderi në Spitalin Psikiatrik “Bardovci”, me vlerë deri në 42 mijë euro në vit, ka përfunduar te kompania në pronësi të kushëririt të drejtorit të spitalit.

“Sipas informacioneve të publikuara, pronari i “Indigo Inc” DOOEL Shkup, Besim Avdullai, është kushëri i drejtorit Isa Avdullait. Vetë drejtori e ka konfirmuar lidhjen familjare, duke pranuar se bëhet fjalë për kushëri të dytë ose të tretë. Dhe bëhet fjalë për një tender serioz: mirëmbajtje të sistemeve të sigurisë, licenca për 300 email-kuti, monitorim të 300 kompjuterëve apo serverëve, firewall të gjeneratës së re dhe shërbime të tjera IT. Vlera maksimale e kontratës arrin në 2,59 milionë denarë, rreth 42 mijë euro”.

“Drejtori thotë se tenderi është ligjor sepse nuk ka qenë pjesë e komisionit të përzgjedhjes. Por kjo nuk i përgjigjet pyetjes kryesore: a është verifikuar dhe trajtuar siç duhet konflikti i mundshëm i interesit kur fituesi është kushëriri i drejtorit? BDI kërkon përgjigje të menjëhershme nga Komisioni Antikorrupsion, Byroja e Prokurimeve Publike dhe institucionet kompetente. Të kontrollohet e gjithë procedura, ofertat, kriteret, pjesëmarrësit dhe çdo rrethanë që mund të ketë ndikuar në përzgjedhjen e kompanisë”, thonë nga BDI.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.