Lionel Messi shënon golin e 900-të në karrierë, 21 vite pas të parit me Barcelonën
Lionel Messi ka realizuar golin e tij numër 900 në karrierë. Ai gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e Inter Miami kundër Nashville, e vlefshme për 1/8-at e Concacaf Champions League.
Ylli argjentinas hapi serinë e golave me një gjuajtje rrafsh me tokën në ndeshjen me eliminim direkt të kompeticionit rajonal për klube. Me këtë gol ‘Pleshti’ arrin kuotën 81 për Inter Miami që kur ka zbarkuar në Major League Soccer (Mls) në 2023-shin.
Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” më parë ka shënuar 672 gola për Barcelonën, 32 për PSG-në dhe 115 për kombëtaren e Argjentinës. Goli i 900-të në karrierë për 38-vjeçarin vjen 21 vite pas të parit si profesionist. Golin e parë Messi e ka shënuar për Barcelonën në fitoren 2-0 kundër Albacete në vitin 2005.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.