☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.16 ▲4.04%
ARI 4,716 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,775 ▼ -1.81% ETH $2,071 ▼ -1.45% XRP $1.3129 ▼ -2.16% SOL $78.8800 ▼ -5.27%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Lista e re e barnave të rimbursueshme është pasuruar me 29 barna të reja

Duke filluar nga data 1 prill 2015 ka hyre në fuqi lista e re e barnave të rimbursueshme.
Lista e re e barnave të rimbursueshme e vitit 2015 është pasuruar me 29 barna të reja, 12 prej të cilave janë principe të reja aktive.

Sipas farmacisteve, këto barna përmirësojnë dhe zgjerojnë trajtimin e pacientëve në shërbime si, onkologjik, gastro-hepatologji, pneumologji, reumatologji, infektiv, në terapinë kardiake, Parkinson, etj.

Falë ligjit të ri të FSDKSH, tanimë ka hapësira ligjore për të rimbursuar edhe materiale mjekësore, për të cilat ka patur kërkesa të vazhdueshme në fond nga popullata në nevojë. Këtë vit, do të mund të rimbursohen edhe materialet mjekësore, siç janë strishat për diabetikët, aq të nevojshme për të mbajtur nën kontroll sëmundshmërinë.

Ndërkohë, po në 1 prill 2015 nisi të aplikohet një tjetër lehtësi për pacientët kronikë, siç është marrja e recetave me rimbursim për periudha deri në 2-mujore.

Në bazë të VKM-së, barnat për mjekimin e ulçerës peptike do të mbulohen nga shteti në masën 70% , antidiabetikët në masën 50%-80%-95%, për antianemikët 95% ndërsa për barnat në terapinë kardiake 50%-80%.
Vendimi përcakton se, reduktuesit e lipideve në gjak do të mbulohen në masën 50%, antibiotikët dhe barnat kimioterapeutike dermatologjike në masën 50%, antiinfektivët dhe antiseptikët gjinekologjikë në masën 70%, urologjikët në masën 70% .

Lista e barnave të rimbursueshme e vitit 2015 është një pjesë e rëndësishme e paketave të shërbimit që mbulon Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për popullatën. Lista e barnave të rimbursueshme ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët e në mënyrë të posaçme për shtresat në nevojë.

Nga ana tjëter, gjatë një vëzhgimi të kryer nga ATSH-ja, disa farmaci ende nuk përdorin listën e re të barnave të rimbursueshme si dhe barnat, çmimet e të cilave janë ulur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.