Lista Srpska kërkon shtyrjen e seancës, kërkon “sqarime” rreth koalicionit LAN-VV
Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, KDTP, Mahir Yagcilar, thotë se Grupi 6 +, në seancën e ditës së premte do të votojë për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami.
“Ne do ta mbështesim kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit. Pas kësaj do të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, ka thënë Yagcilar.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur edhe faktin se Lista Srpska ka kërkuar që të shtyhet seanca konstituive e paraparë të mbahet të premten, raporton Telegrafi.
“Ata pritet që një kërkesë të tillë ta bëjnë edhe me shkrim. Pastaj do të vlerësohet nëse arsyetimi i tyre është i arsyeshëm dhe do të merret vendimi”, ka thënë Yagcilar.
Kërkesën e Lista Srpska për shtyrje të seancës e ka konfirmuar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se megjithatë nuk sheh arsye që të ndodh një gjë e tillë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.