🌦️
Tiranë 25°C · Rrebesh i lehtë 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.91 ▼1.76%
ARI 4,702 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $78,416 ▼ -1.36% ETH $2,441 ▼ -2.28% XRP $1.4268 ▼ -5.67% SOL $96.5300 ▼ -5.55%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.91 ▼1.76 % ARI 4,702 ▲0.16 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.91 ▼1.76 % ARI 4,702 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
26 Aug 2026
Breaking
Politika

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka uruar 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e cilësuar këtë arritje si një zgjedhje strategjike drejt vlerave euroatlantike, demokracisë dhe sigurisë së përbashkët.

Ministri Nufi theksoi se vendi ka rritur kapacitetet për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe është kthyer në një faktor stabiliteti për rajonin.

“Si sot, 17 vite më parë, në një moment historik, fituam vendin tonë si anëtare e NATO, aleancës më të madhe ushtarake në histori. Një arritje që nuk ishte vetëm një akt formal, por një zgjedhje strategjike dhe një orientim i qartë i Shqipërisë drejt vlerave euroatlantike, demokracisë dhe sigurisë së përbashkët.

Në këtë rrugëtim, ndihemi krenarë për gjithçka kemi ndërtuar në këto 17 vite.

Për besimin që kemi arritur ta fitojmë dhe ta ruajmë me dinjitet, për përpjekjen e vazhdueshme për të rritur kapacitetet dhe për të modernizuar Forcat tona të Armatosura, për profesionalizmin e grave dhe burrave në uniformë që përfaqësojnë Shqipërinë me nder në çdo mision”, shkruan ministri.

Ai nënvizoi se rrugëtimi vazhdon me më shumë përgjegjësi, ambicie dhe përkushtim për të qenë një aleat i besueshëm në sigurinë kolektive.

“Krenarë për rolin që kemi fituar si faktor stabiliteti dhe pikë referimi për sigurinë në rajon, duke u angazhuar krah për krah me Aleatët tanë, nga misionet paqeruajtëse deri te operacionet më të rëndësishme ndërkombëtare, gjithmonë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe vlerave euroatlantike.

Kushdo që e njeh Shqipërinë e kupton pse ne kontribuojmë me kaq përkushtim në mbrojtjen kolektive: sepse e dimë vlerën e lirisë, e dimë çfarë do të thotë siguri dhe solidaritet.

Rrugëtimi ynë vazhdon, me më shumë përgjegjësi, me më shumë ambicie dhe me të njëjtin përkushtim për të qenë një aleat i besueshëm dhe një kontribuues aktiv në sigurinë globale”, shkruan Nufi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.