☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲11.93%
ARI 4,703 ▼2.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,869 ▼ -2.3% ETH $2,060 ▼ -4.53% XRP $1.3153 ▼ -2.89% SOL $78.9800 ▼ -4.48%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲11.93 % ARI 4,703 ▼2.29 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲11.93 % ARI 4,703 ▼2.29 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Litvinenko, hetimi britanik: U vra “mbase” me urdhër të Putin

Hetimi britanik mbi helmimin e ish-agjentit të KGB-së, Aleksandër Litvinenko në vitin 2006, është mbyllur me një akuzë: 43-vjeçari u vra mbase me urdhër të Putinit.

Rrethanat e vdekjes së ish-spiunit rus janë bërë prej vitesh objekt diskutimesh e pretendimesh për rolin e shefit të Kremlinit në eleminimin e njeriut që kishte dalë kundër tij.

Por ky raport është i pari që pranon hapur se janë të mëdha gjasat që Putin të ketë dhënë OK-in e helmimit të Litvinenkos me polonium 210, për shkak të antagonizmit personal mes tyre, siç thuhet shprehimisht në dokument.

E veja e ish-agjentit e përshëndeti hetimin e Londrës, që nuk i ka ardhur për shtat nga ana tjetër Ministrisë së Jashtme ruse.

“Na vjen keq që një rast i pastër kriminal si ky politizohet dhe errëson atmosferën e përgjithshme të marrëdhënieve tona dypalëshe”, thuhet në deklaratën e lëshuar prej saj.

Hetimi britanik, për Mosken nuk ka qenë transparënt. Por në fund të fundit, vazhdon deklarata, nuk kishim ndonjë pritshmëri se ky proces do të ishte vërtet i paanshëm.

Litvinenko vdiq në Londër në 2006-n, pak ditë pas helmimit me substancën radioaktive. Ish-spiuni rus ishte larguar nga vendi i tij drejt Britanisë pasi ishte kthyer në një kritik të ashpër të Kremlinit.

Raporti prej 300 faqesh, sipas kreut të hetimeve, sir Robert Owen, mbështetet në prova, filmime e analiza të kujdesshme që përligjin përfundimin e tij se vrasja e agjentit ishte aprovuar me shumë gjasë nga Nikolai Patrushev, asokohe drejtues i FSB-së, struktura pasaardhëse e KGB-së, dhe nga vetë presidenti Putin.

Për ekspertët, e gjithë kjo është një bombë politike dhe diplomatike që i zhyt në një spirale paqartësie marrëdheniet edhe kështu mjaft të brishta mes Londrës dhe Moskës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.