Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,579 ▲ +0.22% ETH $2,052 ▲ +0.01% XRP $1.3158 ▲ +0.19% SOL $79.1500 ▲ +0.28%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Londër, dënohet grupi i kokainës; 45 vite burg për 9 shqiptarët

Një grupim kriminal shqiptar, i përfshirë në shpërndarje droge të klasit të parë, më saktë kokainë, në jug të Anglisë, është dënuar nga drejtësia britanike me 45 vjet burg.

Ata u arrestuan gjatë bastisjeve të policisë në qershor të vitit të kaluar në qytetet bregdetare të Brajtonit dhe Hov,  ku para’ të thata, kokainë dhe automjete me vlerë disa qindra mijëra stërlina u kapën nga policia britanike.

Tetë nga nëntë pjesëtarët e grupit kriminal ishin shqiptarë që qëndronin ilegalisht në Britaninë e Madhe. Sipas BBC, grupit iu kapën edhe sasira  alkooli të kontrabanduar ilegalisht në ambiente dhe lokale që frekuentoheshin nga shqiptarët, pub-e, qebaptore, tre kafene dhe mini-markete. Të nëntë të arrestuarit e pranuan akuzën e konspiracionit për furnizmin me kokainë.

Sipas shtypit vendas, drejtuesi i grupit, Mevlan Dema pranoi edhe akuzën e pastrimit të parave. Kryeinspektori detektiv Steve Boniface i Policisë së Suseksit thotë se “policia tani do të aplikojë në gjykatë për sekuestrimin e aseteve dhe çdo përfitimi që ata kanë bërë nga ky aktivitet kriminal”.

Ai shton se “shumica e komunitetit shqiptar që jeton në qytetin e Brajtonit kontribuojnë për komunitetin dhe ekonominë e Britanisë në mënyrë pozitive dhe të rregullt”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.