Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.84 ▲4.21%
ARI 4,381 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,816 ▲ +0.1% ETH $2,157 ▲ +0.5% XRP $1.4137 ▼ -0.7% SOL $91.4400 ▲ +1.6%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.84 ▲4.21 % ARI 4,381 ▼0.59 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.84 ▲4.21 % ARI 4,381 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Lu rikthehet në selinë e PD; Mediu: Të shikojmë përtej vijave të kuqe

Donald Lu është rikthyer për negociata me Lulzim Bashën, 11 ditë pas dështimit të takimit mes kryeministrit dhe kreut të opozitës.
Një dështim për të cilin, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë bëri përgjegjëse opozitën, që sipas saj nuk kishte treguar fleksibilitet për gjetjen e kompromisit për reformën në drjetësi.
Nga takimi kokë më kokë me Lulzim Bashën nuk ka asnjë detaj, por aleati kryesor i demokratëve, Fatmir Mediu la të kuptohej se po kërkohej një zgjidhje sipas Komisionit të Venezias.
“Besoj se takimi me ambasadorin amerikan është në të njëjtën frymë me takimet e ambasadorëve të tjerë dhe shpresoj që mazhoranca të reflektojë, jo duke vënë vija të kuqe por një zgjidhje konkrete për çështjen. Për më tepër, kur dhe aktorë të mazhorancës kanë të njëjtin qëndrim me opozitën për reformën në drejtësi. E vetmja palë që nuk bie dakord e që duket se ka tendenca për kontrollin e gjyqësorit është PS”, deklaroi Mediu.
Sipas Mediut, e rëndësishme është që palët të mos shohin vetëm vijat e kuqe të Venecias. “Të gjithë kemi rënë dakord se vijat e kuqe nuk i vendos as Rama, as Basha, askush tjetër por Komisioni i Venencias. Ky komision ka përcaktuar edhe vijat jeshile, për të treguar rrugët e gjetjes së një zgjidhjeje në rast mosmarrëveshjesh politike”, tha Mediu.
Vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen sipas Venecias e mbështeti të enjten edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.