🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,321 ▼ -0.96% ETH $2,044 ▼ -1.9% XRP $1.3044 ▼ -1.49% SOL $79.0000 ▲ +0.22%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Lufta kundër kanabisit/ Çako: Çdo polic do të jetë përgjegjës për një hapësirë të caktuar

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, tha sot se çdo punonjës Policie do të jetë përgjegjës për një hapësirë juridiksionale të caktuar, në kuadër të luftës kombëtare kundër kanabisit.

Çako foli në Konferencën Rajonale të zhvilluar në Vlorë për “marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike” në kuadër të planit të ri kombëtar për ç’rrënjosjen e këtij problemi në vend.

Çako tha se në këtë mënyrë policia e shtetit do të luftojë kultivimin dhe trafikimin “për zona të caktuara me risk të lartë sikurse është në rastin konkret lumi i Vlorës, ose zona të tjera për  të cilat Policia e Shtetit tashmë disponon plotësisht të dhëna me harta elektronike dhe fizike vendet ku janë kultivuar, personat të cilët kanë kryer këtë veprim të paligjshëm, dhe monitorimi ka filluar në mënyrë intensive në bashkëpunim me agjensitë e tjera ligjzbatuese, me Shërbimin Informativ Kombëtar, me Prokurorinë e Rethit, me gjykatat dhe me të gjitha institucionet e tjera ligjzbatuese në mënyrë të veçantë.”

Ai tha se “toleranca do të jetë zero dhe sanksionet do të jenë maksimale ndaj jo vetëm individëve që marrin përsipër dhe shkelin ligjin duke kultivuar bimë narkotike, por edhe atyre që me ndërgjegje bëhen pjesë e inaktivitetit ose mosreagimit ligjor, duke mos kallëzuar një vepër penale të tillë sikurse është kultivimi i bimëve narkotike.

Komentet e Cakos vijnë në pak orë pasi Zv/kryeministri Niko Peleshi shpalli planin kombëtar të luftës kundër kanabisit në të gjithë territorin e vendit.

Çako kërkoi angazhim më të madhe edhe nga autoritetet vendore dhe popullata. “Është mëse e qartë që të gjithë ne jo vetëm punonjësit e Policisë kudo që janë, por edhe administratorët,  përfaqësues të tjerë të komunitetit kanë familjet e veta, kanë lidhjet shoqërore të vetat të cilët do të duhet të marrin përgjegjësinë e drejtpërsërdrejtë.

Ai tha se në strategjinë që është hartuar nga qeveria është parashikuar përfshirja e të gjithave institucioneve dhe të gjithë aktorëve dhe faktorëve qoftë edhe të aspekteve të organizatave dhe të shoqërive të tjera civile të cilët do të duhet të kontribuojnë makismalisht për ta çrrënjosur përfundimisht këtë fenomen.

Kaq e rëndësishme është saqë dhe në partneritet të plotë me të gjithë vendet e tjera të BE dhe partnerët tanë që  mundësojnë, suportojnë jo vetëm Policinë, por dhe në tërësi ekonominë Shqiptare ka një predispozicion maksimal për ta luftuar përfundimisht dhe për ta hequr nga harta gjithë Shqipërinë nga ky fenomen shumë shqetësues”, tha Çako.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.