☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.65 ▲1.72%
ARI 4,578 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,564 ▼ -1.49% ETH $2,033 ▼ -1.32% XRP $1.3117 ▼ -2.86% SOL $80.6500 ▼ -4.02%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.65 ▲1.72 % ARI 4,578 ▲0.45 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.65 ▲1.72 % ARI 4,578 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Luftë në Ukrainë, negociata në Minsk

Trupat ruse duket se janë futur në Ukrainë. Moska e përgënjështron. Ndërkohë që në prag të takimit të Grupit të Kontaktit seperatistët rusë kërkojnë një status special në Lindje të Ukrainës.

Sipas të dhënave të ushtrisë ukrainase, trupat ruse janë futur në Lindje të Ukrainës. Qeveria në Kiev kritikon Rusinë për mbështetje ushtarake të seperatistëve rusë. Thuhet se një batalion rus me automjete të blinduara ka luftuar në afërsi të aeroportit në Luhansk kundër trupave qeveritare ukrainase. Ushtarët ukrainas janë tërhequr pas luftimeve.

Presidneti Petro Poroshenko foli për një “agresion të hapur dhe të drejtëpërdrejt” kundër Ukrainës. Sipas ministrit të Mbrojtjes Valeri Geletej, ka “shpërthyer një luftë e madhe, të cilën Evropa nuk e ka përjetuar që nga Lufta e Dytë Botërore”. Mund të ketë me dhjetëra mijëra të vrarës, shkruan ai në profilin e tij në Facebook.

Lavrov demanton, Merkel kërcënon, Cameron paralajmëron

Qeveria në Moskë i ka hedhur poshtë kritikat. Moska nuk e ka ndërmend të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë, deklaroi ministri i Jashtëm Sergej Lavrov. “Ne angazhohemi vetëm për një zgjidhje paqësore të kësaj krize shumë të rëndë – të kësaj tragjedie”, tha Lavrov për agjencinë Interfax.

Për qeverinë gjermane duket se situata është e qartë: Kancelarja Angela Merkel kritikoi Rusinë në deklaratën qeveritare të hënën për shkelje të së drejtës ndërkombëtare. “Rusia po përpiqet që të ndryshojë me dhunë kufijtë e jashtëm”, kritikoi ajo. Ndërkohë është e qartë se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për një konflikt të brendshëm, por për një konflikt mes Ukrainës dhe Rusisë. Merkel kërcënoi Rusinë me sanksione të tjera të Bashkimit Evropian (BE). Por të gjithë janë të mendimit se nuk mund të ketë një zgjidhje ushtarake të konfliktit.

Vendet e BE po diskutojnë tani për sanksionet e tjera kundër Rusisë. Brenda ditëve të ardhshme në Bruksel do të vendoset, nëse këto sanksione do të ashpërsohen. Edhe kryeministri britanik David Cameron ka kërcënuar Moskën me pasoja. Nëse Rusia nuk e ndryshon politikën e saj, atëherë raportet me pjesën tjetër të botës do të “ndryshojnë në mënyrë radikale”.

Grupi i Kontaktit duhet të sugjerojë zgjidhje

Përderisa në Lindje të Ukrainës po luftohet, përfaqësuesit e palëve në konflikt do të bisedojnë për zgjidhjen e konfliktit të përgjakshëm. Në Minsk të Bjellorusisë është mbledhur Grupi i Kontaktit për Ukrainën. Në këtë takim janë përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë dhe OSBE-së. Ukrainën e përfaqëson ish presidenti Leonid Kuçma. Ndërsa Rusinë ambasadori i saj në Ukrainë Mihail Surabov.

Seperatistët prorusë përfaqësohen nga një zëvendëudhëheqës i tyre në rajonin e Donjeckut, i cili ka deklaruar se nuk pritet ndonjë vendim tepër i rëndësishëm. Palët do të paraqesin temat për bisedime. Rebelët kërkojnë një status special në Lindje të Ukrainës. Ata duan që rajonet e okupuara t’i bashkangjiten Unionit Doganor, ku janë edhe Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani. Ukraina deri tani e ka hedhur poshtë këtë mundësi.

Marrë nga : Deutsche Welle

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.