Politika
“Luftërat janë përherë një çmenduri…”, Rama poston thënien e Papa Franceskut
Sot lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të katërt.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh të fortë, duke postuar një thënie të Papa Franceskut.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë nënvizon faktin se në luftë humbet gjithçka.
“Luftërat janë përherë një çmenduri; në luftë humbet gjithçka, në paqe fitohet gjithçka”, thuhet në thënien e Atit të Shenjtë.