🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,967 ▼ -1.75% ETH $2,060 ▼ -3.83% XRP $1.3161 ▼ -2.38% SOL $79.0400 ▼ -2.54%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

“Lumi” i refugjatëve nuk ndalet, marshimi edhe mes të ftohtit

Megjithëse i ftohti i acartë ka mbërthyer Ballkanin dhe përflitet se Europa do t’i mbyllë kufijëe e saj, fluksi i refugjatëve të cilët depërtojnë përgjatë rrugëve të rajonit tonë, vazhdon. Vetëm në Serbi çdo ditë kalojnë deri në 2500 persona.

Pasi Sllovenia dhe Kroacia prezantuan procedura të reja për menaxhimin e refugjatëve, tani kontrollet në kufi janë bërë më të rrepta dhe transporti i tyre është organizuar në mënyrën që do të parandalojë grumbullimet e shumta apo të tjera incidente.

Fakti se Europa i ka hapur dyert për të gjithë ata të cilët vijnë nga luftërat në Irak, Siri apo Afganistan, ka bërë që këta persona ta marrin të mirëqenë faktin se Unioni do t’i strehojë, ndaj edhe rrugëtimi i azilantëve vijon me po të njëjtat ritme si në vitin e shkuar.

Pas regjistrimit të tyre fillestar në qendrën e pritjes në Preshevë, refugjatët dërgohen në Sid, një qytet të vogël kufitar rreth 100 kilometra në perëndim të Beogradit, ku marrin trenin për në Kroaci.

Moti i ashpër ka rritur numrin e sëmundjeve në mesin e refugjatëve, veçanërisht tek fëmijët dhe të moshuarit, por shumica e tyre refuzojnë të marrin një mjekim të plotë i cili përfshin regjim shtrati dhe lejon shërim të plotë. Përkundrazi ata nuk duan të humbasin grupet bashkëudhëtare, ndaj marrin në duar ilaçet dhe vijojnë rrugëtimin e tyre.

“Njerëzit transportohen nga Presheva deri Sid me trena, ku bileta kushton 15 euro për person, ose me autobusë ku cmimi i saj arrin deri në 35 euro për person. Ato shmangin qëndrime të gjata në kampe, ku priten ushqim, pije të ngrohta, rroba të pastra dhe ndihmë mjekësore”, tha Gordana Vukashin nga Qendra për Mbrojtjen e Azilanteve per DW.

Ndërkaq refugjatët sirianë pretendojnë se kanë parë një ish-anëtar që ka qenë në post të lartë në Shtetin Islamik, i cili tashmë jeton në Frankfurt dhe thone se ky nuk është një rast i izoluar. Kjo ka bërë që policia të nisë hetimet duke ngritur pista të shumta jo vetëm në Gjermani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.