Maqedonia

Rriten pagat e administratës gjyqësore?

Në Ministrinë e drejtësisë, sot ka pasur takim pune mes ministrit të drejtësisë, kryetares së Gjykatës supreme dhe kryetarit të Këshillit gjyqësor me përfaqësuesit e Sindikatës së DOGJSH, bën të ditur Telma, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim është rënë dakord që DOGJSH të dorëzojë kërkesë për rritje të pagave të administratës gjyqësore për 35 për qind, aq sa janë rritur pagat e gjykatësve dhe prokurorëve.

Nëse nuk plotësohen kërkesat e DOGJSH brenda një javë, prej atje paralajmëruan se më 3 maj do ti bllokojnë gjykatat në tërësi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button