“Mami ndërroi jetë dy vite më parë, nuk isha në varrim”, Moza Ahmeti ndan në Ferma VIP momentin e trishtë
Poetja Mimoza Ahmeti, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut me pjesëmarrjen e saj në Ferma VIP, ka ndarë disa momente mjaft personale nga jeta e saj.
E njohur për stilin e saj karizmatik dhe batutat pikante, këtë herë Moza ka emocionuar fermerët dhe publikun, duke rrëfyer histori të ndjeshme nga familja e saj.
Ajo tregoi se mamaja e saj ndërroi jetë para dy vitesh në Amerikë, një ngjarje që erdhi krejt papritur për të. Për shkak të mungesës së vizës amerikane, poetja nuk mundi të udhëtonte për ta parë në momentet e fundit.
“Mami ndërroi jetë para dy vitesh në Amerikë. Ishte krejt e papritur. Nuk kisha vizë amerikane dhe nuk më ndihmuan dot, sepse çështjet urgjente nuk përfshiheshin. Kur të dal, do iki ta shoh babin. Ai është 94 vjeç dhe tani është bërë si fëmijë”, tregon poetja.
/vizionplus.tv



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.