🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,373 ▼ -0.91% ETH $2,045 ▼ -1.99% XRP $1.3062 ▼ -1.34% SOL $78.9500 ▲ +0.18%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Politika

Mandati i tretë/ Për t’i dhënë formë të plotë të gjithë kësaj ngrehine të shkaktuar prej tërmetit

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ka deklaruar se mandati i tretë i duhet për t’i dhënë formë të plotë të gjithë kësaj ngrehine të shkaktuar prej tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Në një bashkëbisedim me qytetarë në Durrës, Kryeministri Rama tha se, “në 2013 çdo sektor që nga financat, te shëndetësia, arsimi, bujqësia, energjia, ishte Durrësi pas tërmetit. Fiks. Jetët e humbura nga krimi, vrasjet, ishin më shumë se dyfishi që janë sot mesatarisht çdo vit. Sot ne i kemi pastruar rrënojat, kemi hapur, kemi shtruar infrastrukturën. Edhe në shëndetësi është përfundimi i ngrehinës dhe administrimi i gjithë asaj ngrehine. Shikoni pediatrinë e Durrësit si ishte dhe si është sot, mos flas për spitalin”.

“Mandati i 3-të është një mandat për t’i dhënë një formë të plotë të gjithë kësaj ngrehine që me shumë mundim e kemi sjellë deri këtu. Le të marrim për një moment që nuk është mandati i tretë, por është i 5 ose i 6 i PD-së. Mendon se mund të bëhet porti turistik këtu? Të shkon ndërmend se mund të vazhdojë rruga e nisur me rindërtimin? Ka ndonjë durrsak, që le të jetë edhe me PD, se po të kishte rënë tërmeti në qeverinë e Lulit, Luli do zgjodhej në mes të natës dhe do rrinte këtu ditë-natë? Ka ndonjë durrsak që i shkon mendja se do hyjë në apartament ndonjëherë po të vijë Luli me PD-në, apo Ferdinand Xhaferri që do të rrisë cilësinë e diellit?” – nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se, “ka ndonjë që mendon se po të ishte PD-ja do të kishte sot ujësjellës që sjell shumë më tepër ujë se në kohën e Enver Hoxhës në Durrës? Në kohën kur ne kishim bashkinë e Durrësit dhe ata kishin qeverinë a më kujtoni dot një punë që është bërë në Durrës? Ma thoni një punë në Durrës, nga të gjitha gjërat që janë bërë, që nga Sfinksi, deri tek shëtitorja anës detit, tek sheshi i bashkisë, rrugët e panumërta që janë bërë, tek rrugët lart edhe të zonës së ish-Kënetës, tek lagjet e brendshme”.

Kryeministri Rama theksoi se, “merrni xhiron e biznesit në të gjitha vendet ku është bërë rilindja urbane. Pyetini sa e kanë pasur xhiron para se të bëhej fasada dhe sa e kanë tani. Merrni xhiron në Lungomare të Vlorës, në pazarin e Korçës, që sot është një nga motorët e ekonomisë së qytetit”.

Lidhur me listën e deputetëve, Rama tha se, “do të dalë në fund fare kur të bëjmë të gjitha vlerësimet, të gjithë janë të angazhuar. Në fund do bëjmë vlerësimet dhe në çdo qark do të kemi skuadrën tonë. Ajo që unë vetë mendoj se është gjëja e duhur që duhet të bëj është që Vlorën mos ta lë, njëkohësisht në Durrës të jem vetë bashkë me të tjerë, por të jem edhe këtu prezent, pasi është momenti ti japim Durrësit edhe një shtytje e madhe, për të bërë jo thjesht atë që u bë me Vlorën, që sot është një perspektivë komplet e re. Edhe në Vlorë fillojmë së shpejti edhe portin e ri tregtar, edhe atë turistik. Është një investim modest, port më i vogël turistik, por i standardeve më të larta”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.