☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 April 2026
S&P 500 7,108 ▼0.41%
DOW 49,310 ▼0.36%
NASDAQ 24,439 ▼0.89%
NAFTA 96.86 ▲1.05%
ARI 4,708 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $78,244 ▼ -0.38% ETH $2,333 ▼ -2.68% XRP $1.4376 ▲ +0.01% SOL $86.1500 ▼ -1.42%
S&P 500 7,108 ▼0.41 % DOW 49,310 ▼0.36 % NASDAQ 24,439 ▼0.89 % NAFTA 96.86 ▲1.05 % ARI 4,708 ▼0.34 % S&P 500 7,108 ▼0.41 % DOW 49,310 ▼0.36 % NASDAQ 24,439 ▼0.89 % NAFTA 96.86 ▲1.05 % ARI 4,708 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
24 Apr 2026
Breaking
Politika

Manjani zbulon se çfarë po “gatuan” PD dhe PS për Reformën Zgjedhore

Juristi, Ylli Manjani i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me Reformën Zgjedhore. Manjani gjatë

Juristi, Ylli Manjani i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me Reformën Zgjedhore. Manjani gjatë fjalës së tij shpjegoi sistemin ndërsa u shpreh se PD po e kërkon këtë sistem të ri votimi teksa e cilësoi të thjeshtë për qytetarët.

Ndër të tjera ai tha se ky sistem i shërben më shumë PD-së teksa e cilësoi si një parti e dërrmuar elektoralisht për shkak të humbjeve. Sipas tij, PD-së i intereson të mbledhë vota me thjeshtësi pa harxhuar burime të shumta njerëzore dhe energji.

“Sot sistemi, pra votimi është e bazuar mbi bazë qarku, si njësi administrative. Në një sistem eventual proporcional kombëtar do të thotë që nuk ka më qarqe. Shqipëria është një e tëra dhe fleta e votimit është njësoj në gjithë Shqipërinë.

Atëherë në qoftë se pranohen me versione me lista e hapura do të jetë siç është sot tek qarku për pjesën e hapur po themi, që do ketë emrat, listën e partive. Fleta e votimit ka një listë me parti dhe një listë me numra ose me emra kandidatësh që do jetë shumë e gjatë por besoj që do jetë me numra.

Për votuesin është një gjë e thjeshtë sepse vlera e votës është njësoj nuk ka më diskutime që duhen më shumë vota për një mandat në Kukës. Në kuptimin një peshe morale të votës është njësoj. Vota vlen njësoj si në Konispolt ashtu edhe në Tropojë, edhe kështu me radhë.

Një sistem i thjeshtë për të gjithë edhe për zbatuesit, por edhe për qytetarin. Sigurisht ka vështirësitë e veta si çdo sistem, nuk ka asgjë perfekte, por pastaj analiza politike pse ky sistem dhe jo një tjetër është temë tjetër, por në kuptimin e realizimit është diçka shumë e thjeshtë.

Atëherë unë mendoj se si kanë ardhur punët sot dhe fakti që e kërkon PD-ja është një gjë që i shërben ndoshta PD-së për mënyrën se si është fragmentuar vota në Shqipëri. Pra një sistem i tillë për një parti që është e dërrmuar elektoralisht për hir të vërtetës, nga humbjet edhe nga situata politike ku është, i intereson shumë që ta mbledhë votën me një thjeshtësi më të madhe dhe me një peshë specifike më interesante.

Pra, në qoftë se do harxhoje më shumë burime njerëzore dhe energji për të marrë votën në Kukës dhe më pak në Tiranë, tani do të harxhojë njësoj, më pak ose më shumë, por ama e ka në gjithë Shqipërinë njësoj.

E ndihmon shumë realisht një parti që do të mbledhë votën, pra partia që do ta mbledhë votën është shumë i mirë ky lloj sistemi. Ndërsa për partitë e mëdha është pak anapolla”, tha ai ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.