☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.47 ▼1.58%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,188 ▲ +0.68% ETH $2,273 ▲ +0.56% XRP $1.2466 ▼ -0.55% SOL $94.2000 ▼ -1.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Boterori

Mario Mitaj e bën “sefte”, më në fund luan dhe Genoa kualifikohet në 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë! Gjen Interi

Pas një serie pafund pankinash në kampionat, Mario Mitaj zbriti më në fund në fushën e lojës me fanellën e Genoas.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare u zgjodh të ishte titullar në sfidën me Sudtirol në sfidën e zhvilluar në Ferraris e vlefshme për 1/16 e finaleve të Kupës së Italisë.

Mario Mitaj qëndroi në fushën e lojës për 61 minuta duke bërë një paraqitje të mirë për t’u zëvendësuar më pas nga sulmuesi Colombo.

Genoa për më tepër arriti të fitojë këtë ndeshje 1-0, që është suksesi i dytë sezonal për kuqeblutë, duke prerë kështu biletën për në 1/8 e finaleve të kompeticionit. Ai që vendosi për fatin e kësaj sfidë ishte Vazquez që shënoi në minutën e 87 të sfidës.

Kundërshtari i radhës për Genoan e Mario Mitajt do të jetë pikërisht Interi, kampionia e Italisë dhe njëkohësisht fituesja në fuqi e kompeticionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.