☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.43 ▼1.62%
ARI 3,905 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,282 ▲ +0.98% ETH $2,274 ▲ +0.84% XRP $1.2517 ▼ -0.02% SOL $94.4800 ▼ -0.96%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.43 ▼1.62 % ARI 3,905 ▲0.16 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.43 ▼1.62 % ARI 3,905 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – SHBA-ja dhe Gjermania forcojnë bashkëpunimin në prodhimin e armëve

UASHINGTON, 15 shtator /ATSH-DPA/- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe homologu i tij amerikan, Pete Hegseth nënshkruan sot një deklaratë qëllimi, për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve, në projektet e armatimeve dhe prodhimin e pajisjeve ushtarake.

Ministria gjermane e Mbrojtjes tha se sfidat aktuale të sigurisë, kërkojnë që Gjermania dhe SHBA-ja, të kenë një bashkëpunim më të fortë dhe më të lidhur mes industrive të tyre të mbrojtjes, në të dyja anët e Atlantikut.

Të dyja vendet kanë industri të fuqishme të mbrojtjes dhe synojnë t’i bashkojnë më shumë kapacitetet e tyre, për prodhimin e armëve moderne, pjesëve të tyre dhe municioneve të avancuara.

Kërkesa e lartë për pajisje ushtarake kërkon rritjen e kapaciteteve të prodhimit, dërgesa më të shpejta dhe furnizim të qëndrueshëm në SHBA dhe Evropë.

Kjo synon të garantojë që vendet aleate të kenë pajisjet dhe municionet e nevojshme dhe që forcat e tyre të jenë gjithmonë të gatshme për veprim.

Ministria gjermane tha se deklarata e qëllimit, krijon një kuadër politik për projektet e ardhshme mes dy vendeve.

Bashkëpunimi do të përfshijë ndërtimin, prodhimin, prodhimin me licensë dhe mirëmbajtjen e pajisjeve ushtarake.

Gjithashtu synohet forcimi i zinxhirëve të furnizimit, rishikimi i rregullave për transferimin e teknologjive ushtarake dhe rritja e bashkëpunimit në kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja të mbrojtjes. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.